• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

FORMULA 1/ FIA trondit Mercedesin, ndërhyn për të frenuar avantazhin e motorit

07/02/2026
FORMULA 1/ FIA trondit Mercedesin, ndërhyn për të frenuar avantazhin e motorit

Mercedes nuk i merr parasysh paralajmërimet, vepron drejtpërdrejt dhe e ka të qartë planin e tij. Marka gjermane, me “zemër britanike” brenda Formulës 1, doli nga testet Barcelonës, kontakti i parë për sezonin 2026, si prodhuesi i njësisë së fuqisë me më shumë xhiro në pistë (1135), ndërsa ekipi zyrtar ishte ai që testoi më shumë (500 xhiro).FIANëse tashmë konsiderohej favorit absolut, dimri vetëm sa e përforcoi këtë ndjesi, si në pistë, ashtu edhe jashtë saj. U raportua shpejt se motori i tyre po shfrytëzonte zona gri të rregullores, por Mercedesi këmbëngul se gjithçka është brenda ligjshmërisë. “Duhet të përqendroheni te problemet tuaja”, u shpreh shefi i skuadrës, kontroversi Toto Volf. Goditja është e ndjeshme dhe në përshtypjen e parë, “W17” u shfaq solid dhe i qëndrueshëm, ndërsa motori ngjall edhe më shumë frikë, pasi askush nuk e di nëse avantazhet nga rritja e raportit të kompresionit në temperaturë të lartë janë aplikuar tashmë.

Flitet për një përfitim rreth 15 kuaj fuqi ose afërsisht tre të dhjetat për xhiro. Qoftë thashethem dimri apo realitet, kjo situatë ka shqetësuar seriozisht rivalët. Kjo solli një “luftë motorësh”, me takime, hipoteza dhe zgjidhje të mundshme. Informacionet e fundit sugjerojnë se ndikimi i këtij avantazhi mund të reduktohet. Pas disa ditësh presioni nga kundërshtarët, FIA duket se është gati të ndryshojë metodën e matjes, duke goditur kandidatin kryesor.

GODITJE DIREKTE PËR MERCEDESIN Sipas ‘Autosprint”, FIA do të ndryshojë kriteret e matjes së motorëve duke filluar nga Çmimi i Madh i Australisë. Kjo do të përmbushte kërkesat e rivalëve të Mercedesit, pasi matjet do të kryhen në temperaturë të lartë dhe në mënyrë statike. Teorikisht, kjo mund të neutralizojë efektin e motorit gjerman, megjithëse ekipi ka mbrojtur gjithmonë ligjshmërinë e sistemit.

“Është një sistem i ligjshëm, i përshtatur plotësisht me rregulloren”, deklaroi Volf. Nëse avantazhi i arritjes së raportit 1:18 në kushte të nxehta do të kufizohej, rivalët do të qetësoheshin. Në këtë grup përfshihen Ferrari, Audi dhe Honda, ndërsa Red Bulli qëndron disi në hije, pasi edhe ai ka një motor të aftë të shfrytëzojë zonat gri të rregullores. Nëse pritet të miratohet ky ndryshim, votimi do të dëmtonte favoritët kryesorë për titull pas fazave të para të dimrit. Megjithatë, pozicioni i Mercedesit mbetet shumë i fortë. Ekipi tregoi besueshmëri të shkëlqyer, ndërsa dy pilotët, Xhorxh Rasëll dhe Andrea Kimi Antoneli, arritën të kryenin simulime kualifikimi dhe seri xhirosh të shpejta.

Related Posts

“Nuk na duhet një mrekulli”, Flick-Yamal trembin Atletico-n, besojnë te përmbysja
Sport

“Nuk na duhet një mrekulli”, Flick-Yamal trembin Atletico-n, besojnë te përmbysja

13/04/2026
“Nuk na duhet një mrekulli”, Flick-Yamal trembin Atletico-n, besojnë te përmbysja
Sport

“Nuk na duhet një mrekulli”, Flick-Yamal trembin Atletico-n, besojnë te përmbysja

13/04/2026
Drejt divorcit, Leao larg Milanos, tifozët kuqezi vërshëllejnë portugezin
Sport

Drejt divorcit, Leao larg Milanos, tifozët kuqezi vërshëllejnë portugezin

13/04/2026
Parakaloi Eto’o, tani Muriqi sfidon edhe Mbappe, tifozët kërkojnë “Topin e Artë” për “Piratin” (VIDEO)
Sport

Parakaloi Eto’o, tani Muriqi sfidon edhe Mbappe, tifozët kërkojnë “Topin e Artë” për “Piratin” (VIDEO)

13/04/2026
“Jam gjeni”, Guardiola tani tremb Arsenal: Do jetë një ndeshje e vështirë (VIDEO)

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Humbja e nënës shtyn Nicole Kidman drejt një drejtimi të ri profesional

Humbja e nënës shtyn Nicole Kidman drejt një drejtimi të ri profesional

13/04/2026
Rogerti kërcënon Mateon: Do vi me rracën time te palestra

Rogerti kërcënon Mateon: Do vi me rracën time te palestra

13/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al