Osijek është drejt rënies nga kategoria në Kroaci, ndërsa problem nuk shfaqen vetëm rezultatet. “Index” ka zbuluar sot se lojtarët dhe punëtorët e Osijek janë paguar për herë të fundit më 21 dhjetor.
Kështu ka pasur edhe presion ndaj drejtuesve, që janë reflektuar edhe në fushë. Vonesa e pagave ka krijuar këtë panik dhe tension, duke bërë që atmosfera të jetë mjaft negative.
Osijek nuk është një emër i panjohur në Shqipëri. Partizani njoftoi zyrtarisht shitjen e trajnerit Zoran Zekiç te klubi kroat, duke përfituar 100 mijë euro në tetorin e vitit 2023.
Aktualisht pjesë e Osijek është Jon Mersinaj. Kartoni u ble për 200 mijë euro nga Lokomotiva një vit më parë. Mersinaj numëron po ashtu një paraqitje në karrierën e tij me Kombëtaren, ndërsa ftesën e fundit e mori në nëntorin e vitit 2024.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb








