Këtë të mërkurë u zhvilluan dy ndeshjet e radhës çerekfinale të Kupës së Shqipërisë. Partizani mund 0-1 Elbasanin, në ndeshjen e parë që u mbajt në “Elbasan Arena”. Ritmi ishte i kënaqshëm me të dy skuadrat që patën raste të mira për shënim, por goli i fitores për të kuqtë do vinte vetëm në fund, me anë të Skukës. Pavarësisht rezultatit, llogaritë e kualifikimit mbeten të hapura.
Në sfidën tjetër, në derbi, Dinamo triumfoi 0-2 ndaj Tiranës në “Selman Stërmasi”. Dinamovitën morën këtë sukses të rëndësishëm, falë golave të Vilës dhe Bregut, të realizuar në pjesën e dytë. Takimet e kthimit, që do vendosin skuadrat e kualifikuara për në gjysmëfinale, janë të programuara të luhen me 4 mars.







