E shtuna e Shën Valentinit në Turqi “flet” shqip. Ernest Muçi dhe Rey Manaj konfirmojnë edhe njëherë tjetër “dashurinë” e tyre për golin, teksa tundin rrjetat me skaudrat e tyre Trabzonspor dhe Sivasspor.
Nuk ka më dyshime, sulmuesi i Shqipërisë Ernest Muçi po përjeton formën më të mirë në karrierë. Pas vetëm 6 minutash në supersfidën mes Trabzonspor – Fenerbahce, 24-vjeçari gjeti golin, duke mposhtur portierin brazilian Ederson, pas një finalizimi plot “elegancë”. Muçi goditi edhe traversën më vonë nga goditja e dënimit, megjithatë në fund skuadra e tij u mund 2-3 ndaj Fenerbahçes.
Megjithatë goli në i Muçit vendosi dy rekorde të reja. E para, ka të bëjë me faktin që sulmuesi shqiptar ka numërin më të lartë të golave në një sezon, 13 të tillë, duke parakaluar performanën e tij në sezonin 2019-2020 te Tirana, me 12 konkretizime. E dyta, konsiston me golin më të shpejtë të shënuar nga skuadra e Trabzonspor në shtëpi për sezonin 2025-2026.
Rey Manaj gjeti golat e parë sezonalë, që pas rikthimit të tij me skuadrën e Sivaspor. Bomberi kuqezi u tregua i papërmbajtshëm teksa arriti të realizojë një dopietë, që gjithsesi nuk mjaftoi për të siguruar fitoren për skuadrën e tij, me Sivaspor që barazoi 3-3 ndaj Vanspor.
Golat erdhën brenda katër minutave në Ligën e Parë turke. Fillimisht i pari në minutën e 28-të, pas një pasimi perfekt nga e majta Manaj shtyn qetësisht topin drejt rrjetës. Ndërkohë goli i dytë erdhi si pasojë e një perle nga goditja e dënimit, teksa Manaj nxorri nga repertori i tij një goditje të fortë e spektakolare që u ndal në fundin e rrjetës.
Një tjetër performancë shumë e mirë e dyshes kuqezi, një lajm shumë pozitiv për teknikun Sylvinho, kur duhen pak më shumë se 1 muaj nga nga sfida vendimtare ndaj Polonisë.









