Në shtëpinë e Real Madrid, atmosfera nuk është aq pozitive, ky as rikthimi i Jose Mourinho-s nuk ka pasur efektet që tifozët shpresonin. Ekipi nuk është brilant në fushë ku pas 7 javësh në La Liga e shohin veten në vendin e 4-ët, 6 pikë larg Barcelonës kryesuese. Nuk është perfekte as klima brenda ekipit ku çështje të vjetra, si ajo e Mbappe apo Vinicius jr mbeten ende aktive. Në konferencë për shtyp, përpara sfidës kundër Villareal, Jose Mourinho u ndal gjatë tek forma dhe momenti jo pozitiv që po kalon sulmuesi brazilian, Vinicius jr:
“Ajo që bën të ndihem keq, është mënyra se Vinicius trajtohet nga tifozët. Ai është një lojtar që kërkon gjithmonë të jetë në maksimum, kërkon gjithmonë të jetë ai që vendos ndeshjet, që bën diferencën. Më vjen keq kur e kuptoj dhimbjen që ai përjeton. Personalisht më ka befasuar mënyra se si ai po punon për t’u rikthyer sërish në nivelin maksimal. Unë nuk i kritikoj kurrë tifozët e Real Madrid, i respektoj shumë, por më vjen jashtëzakonisht keq kur shoh që Vinicius trajtohet në këtë mënyrë. Vinicius duhet të mbështet pasi ai është i pari që dëshiron të rikthehet në ato nivele që i ka dhuruar tifozëve gëzim dhe trofe”, u shpreh Mourinho.
Më pas tekniku portugez iu përgjigj interesimit të fortë të gazetarëve në lidhje me situatën që po kalon Kylian Mbappe: “Një futbollist është i tillë në 24 orë, çdo gjë që bën në jetën private ka ndikim. Mbappe erdhi këtu, bëri një ekzaminim dhe kërkoj një mendim të dytë për problemin që ka në gju, çdo gjë tjetër që thuhet është qesharake. Javët e fundit mendova se kishte mjaft raste reale në futboll për të shkruar, si çështja e Manchester City, Negreira apo situata e vështirë mes Cristiano Ronaldos dhe trajnerit të tij. Por nuk ju kanë mjaftuar. Real Madridi është Real Madrid dhe gjithmonë duhet të gjeni diçka”, u shpreh Jose Mourinho.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb








