• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ferrari tremb me ide dhe shpejtësi, tani kërkohet mentaliteti fitues

26/02/2026
Ferrari tremb me ide dhe shpejtësi, tani kërkohet mentaliteti fitues

Që kur Ferrari prezantoi krahun e saj të pasmë rrotullues revolucionar gjatë testeve në Bahrejn, në Formula 1 ka nisur “gjuetia” për fotografi dhe detaje për të zbuluar sekretet e shpikjes më të fundit të inxhinierëve të Maranelos. Në prag të Kampionatit Botëror, që nis më 8 mars në Melburn, është normale që skuadrat të vëzhgojnë njëra-tjetrën me kujdes.

Dimri u shoqërua me dyshime dhe polemika rreth njësisë së fuqisë së Mercedesit, e cila u vu në shënjestër për raportin e kompresimit që supozohet se rritet krahasuar me matjet “në të ftohtë” të komisarëve. Deri tani Federata nuk ka ndërhyrë dhe vështirë se do ta bëjë gjatë sezonit, në pritje të vendimeve të Komisionit të F1 për kritere të reja kontrolli. Tani është radha e Ferrarit të ndezë diskutimet.

AVANTAZHI – Zgjidhja teknike duket e zgjuar dhe sipas zërave në “paddock”, edhe efektive: në vijën e drejtë të Sakhirit, Ferrari thuhet se ka fituar deri në 8 km/h më shumë shpejtësi maksimale krahasuar me sistemin tradicional të krahut aktiv. Pritet që kjo risi të përdoret në pista si Kina dhe në ato me segmente të gjata të drejta, ndoshta jo menjëherë në Melburn, një pistë me karakteristika të ndryshme. Ideja mbetet domethënëse: një përpjekje për të kërkuar zgjidhje origjinale nga ekipi i drejtuar nga Loik Serra, në njëvendëshen e tij të parë si drejtor teknik. Interesante janë edhe sistemi i ri i shkarkimit që gjeneron më shumë deportancë dhe optimizimi i nisjes për të garantuar maksimumin e fuqisë elektrike në start.

Janë sinjale të qarta të një rruge ndryshimi. Siç kishte theksuar Frederik Vasër para sezonit të kaluar: “Jemi në limit me llogaritjet në tunelin e erës dhe në CFD, duhen ide të mira për të gjetur zona të reja ku mund të nxjerrim performancë”. Sezoni 2025 ishte zhgënjyes për Ferrarin, pa fitore dhe me Luis Hamiltonin pa podium për herë të parë në karrierën e tij 20-vjeçare. Por ndoshta gjithçka ndryshon me Botërorin 2026, që sjell një revolucion të paprecedentë rregullash në Formulën 1. Një filozofi më e guximshme mund të rezultojë vendimtare, sidomos në një cikël të ri ku marzhet e zhvillimit janë të mëdha dhe makinat do të përmirësohen me sekonda për xhiro. Të nisësh mirë është thelbësore, por akoma më e rëndësishme është të vazhdosh zhvillimin gjatë sezonit, një pikë e dobët historike e Ferrarit.

PROJEKTI I RI – Shumë do të varet nga potenciali i projektit të ri. SF-26 paraqitet më harmonike se pararendëset, me sjellje më të qëndrueshme falë një skeme të re pezullimi dhe një njësie hibride të fuqishme e të besueshme. Ndjesitë pozitive nga Hamilton dhe Sharl Lëklerk, që regjistroi kohën më të shpejtë absolute në teste, sugjerojnë se makina e kuqe mund të luftojë për majat që në garat e para.

Në krye duket se ka një ekuilibër mes kampiones në fuqi MekLaren, Mercedesit dhe Red Bullit. Skuadra e Lando Norrisit dhe Oskar Piastrit ka një strukturë të konsoliduar nën drejtimin e Andrea Stelas. Mercedesi mbështetet në përvojën e Toto Volfit dhe në talentin në rritje Kimi Antonelit. Ndërsa Red Bulli ka “faktorin Max” me Maks Vershtapenin, një ekip të mësuar me fitore dhe një njësi të re fuqie të ndërtuar brenda shtëpisë.

MENTALITETI – Ferrari duhet të dëshmojë se ka ndryshuar marsh. Titulli i fundit i pilotëve mungon prej 18 vitesh, që nga triumfi i Kimi Raikonenit. Që atëherë, skuadra nga Maranelo ka luftuar për titull deri në garën e fundit vetëm dy herë: me Fernando Alonso në vitet 2010 dhe 2012. Mundësitë me Sebastian Fetelin në 2017-2018 dhe me Lëklerkin në vitin 2022 u shuan para kohe.

Gabime që nuk duhen përsëritur. A do të arrijë Vasër ta drejtojë ekipin drejt kthesës së madhe? Nga kjo varet në masë të madhe fati i sezonit të ardhshëm, e ardhmja afatmesme e Ferrarit dhe vetë pozicioni i francezit në krye të menaxhimit sportiv të ekipit. Epoka e re e Formulës 1 ofron një mundësi që Ferrari nuk mund ta humbasë.


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

U rrëzua që në sekondat e para, trajneri i Xhoshuas: Gabimet ndaj Prengës nuk t’i fal “peshku i madh”
Sport

U rrëzua që në sekondat e para, trajneri i Xhoshuas: Gabimet ndaj Prengës nuk t’i fal “peshku i madh”

30/07/2026
Zyrtare/ Chelsea prezanton blerjen e re, mbrojtësi francez Lacroix lojari më i ri i “bluve”
Sport

Zyrtare/ Chelsea prezanton blerjen e re, mbrojtësi francez Lacroix lojari më i ri i “bluve”

30/07/2026
Milan në kërkim të “fantazistit”, pasi humbën Karetas, dy janë opsionet më të favorshme për kuqezinjtë
Sport

Milan në kërkim të “fantazistit”, pasi humbën Karetas, dy janë opsionet më të favorshme për kuqezinjtë

30/07/2026
Juventus “pa frena” në merkato, pas Kolo Muani-t bardhezinjtë synojnë edhe talentin boshnjak të Leverkusen
Sport

Juventus “pa frena” në merkato, pas Kolo Muani-t bardhezinjtë synojnë edhe talentin boshnjak të Leverkusen

30/07/2026
I ofruan stolin e Italisë, Karlo Ançeloti zbulon pse refuzoi propozimin e shumëpritur
Sport

I ofruan stolin e Italisë, Karlo Ançeloti zbulon pse refuzoi propozimin e shumëpritur

30/07/2026
Asllani i “ngec” Inter, La Gazzetta ndez “alarmin”, në verë sërish në treg
Sport

Legjionarët/ Kristjan Asllani gjithnjë e më larg Interit, Chivu nuk e grumbullon për turneun e Hong Kongut

30/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Rama: Mandati i katërt, kthesë për PS! Hapim kapitull të ri si parti që qëndron pranë njerëzve

Rama: Mandati i katërt, kthesë për PS! Hapim kapitull të ri si parti që qëndron pranë njerëzve

31/07/2026
Shkoi të peshkonte me dinamit, i shpërtheu në dorë dhe humb jetën 65-vjeçari në Himarë

Shkoi të peshkonte me dinamit, i shpërtheu në dorë dhe humb jetën 65-vjeçari në Himarë

31/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al