POLICIA E SHTETIT
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal ndaj shtetasit A. K., 43 vjeç, banues në Gjirokastër.
Sipas njoftimit zyrtar, 43-vjeçari dyshohet se ka kapur me forcë nga krahu një 10-vjeçar. Po ashtu, bëhet me dije se ai nuk ka pranuar të dëshmojë para oficerit të Policisë Gjyqësore lidhur me rrethanat e ngjarjes.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.









