• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Derbi Prishtina-Drita mbyllet pa fitues, Ballkani triumfon ndaj Drenicës

02/03/2026
Derbi Prishtina-Drita mbyllet pa fitues, Ballkani triumfon ndaj Drenicës

Derbi i javës së 22-të në AlbiMall Superligën e Kosovës në futboll, ndërmjet Prishtinës dhe Dritës, që u zhvillua të dielën në mbrëmje në stadiumin “Fadil Vokrri” është mbyllur pa fitues, 1:1.

Përballja e dy skuadrave pretendente në garën për titull, prodhoi futboll cilësor, ritëm të lartë dhe dy gola spektakolarë, duke konfirmuar edhe një herë rivalitetin tradicional ndërmjet tyre. Pjesa e parë u karakterizua nga lojë e kujdesshme, me duele të forta në mesfushë dhe përpjekje të vazhdueshme për të krijuar epërsi territoriale.

Momentin vendimtar të kësaj periudhe të lojës e solli Mario Ilievski, i cili në minutën e 43-të realizoi një gol të jashtëzakonshëm po thuajse nga gjysmëfusha, duke i dhënë epërsinë skuadrës vendase.

Megjithatë, reagimi i Dritës ishte i shpejtë në pjesën e dytë. Në minutën e 54-t, Blerim Krasniqi finalizoi me mjeshtëri një asistim të Liridon Balajt, për të barazuar shifrat në 1:1. Pas golit të barazimit, loja u hap edhe më shumë, me të dyja skuadrat që kërkuan golin e fitores, por pa arritur të ndryshojnë rezultatin.

Barazimi në kryeqytet, ka bërë që Ballkani të rikthehet në pozitën e parë, ngase më herët gjatë ditës shënoi fitore në shtëpi kundër Drenicës. Mesfushori Giovanni Ribeiro e realizoi golin e fitores për skuadrën suharekase në minutën e 78-të. Ballkani dhe Drita kanë nga 39 pikë, ndërsa Prishtina i ndjek nga afër me 37 pikë.


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

MOTO GP/ Bexeki analizon triumfin në Tajlandë: Start i mirë dhe menaxhim i gomave…
Sport

MOTO GP/ Bexeki analizon triumfin në Tajlandë: Start i mirë dhe menaxhim i gomave…

02/03/2026
Kategoria e Parë/ Komisioni i Ligave dhe Garave përcakton datat & oraret e javës së 23-të dhe 24-t
Sport

Kategoria e Parë/ Publikohet formacioni më i mirë i javës së 24-t, Çela trajneri më i mirë

02/03/2026
Zielinski shpalos objektivat: Japim gjithçka për të fituar titullin dhe kupën
Sport

Zielinski shpalos objektivat: Japim gjithçka për të fituar titullin dhe kupën

02/03/2026
Paraqitjet e legjionarëve/ Manaj, Ajeti, Mehmeti & Cristian Shpendi shënojnë gol, Laçi jep asist
Sport

Paraqitjet e legjionarëve/ Manaj, Ajeti, Mehmeti & Cristian Shpendi shënojnë gol, Laçi jep asist

02/03/2026
MLS/ Inter Miami gjen fitoren e parë në kampionat, Leo Messi realizon dopietë
Sport

MLS/ Inter Miami gjen fitoren e parë në kampionat, Leo Messi realizon dopietë

02/03/2026
Juve nuk “vdes” kurrë, i “rrëmben” një pikë Romës, Spalletti i thur elozhe Zhegrovës (VIDEO)
Sport

Juve nuk “vdes” kurrë, i “rrëmben” një pikë Romës, Spalletti i thur elozhe Zhegrovës (VIDEO)

02/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Derbi Prishtina-Drita mbyllet pa fitues, Ballkani triumfon ndaj Drenicës

Derbi Prishtina-Drita mbyllet pa fitues, Ballkani triumfon ndaj Drenicës

02/03/2026
MOTO GP/ Bexeki analizon triumfin në Tajlandë: Start i mirë dhe menaxhim i gomave…

MOTO GP/ Bexeki analizon triumfin në Tajlandë: Start i mirë dhe menaxhim i gomave…

02/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al