• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Tirana, 360 minuta për të shpëtuar sezonin. “Rrethi i ferrit” nis nga Elbasani

02/03/2026
Lojtari “i jep duart” Tiranës, zyrtarizohet largimi

Tirana u mund 1-3 në Shkodër, por tani bardheblutë duhet të reagojnë. Janë 360 minuta vendimtare për kryeqytetasit, ndërsa përballen me të tria skuadrat e fundtabelës.

Me vetëm 10 ndeshje deri në përfundim të Superiores, katër javët e ardhshme pritet të vendosë shumë për fatin e skuadrave që luftojnë në zonën e poshtme të tabelës. Tirana, Flamurtari, Vora dhe Bylisi kanë përpara duele vendimtare, ku çdo pikë do të peshojë. Bardheblutë duhet të luftojnë në këto katër takimet e radhës për të bërë diferencë.

Tirana nis me sfidën ndaj Elbasani më 8 mars në “Selman Stërmasi”. Pas kësaj, bardheblutë do të presin në shtëpi edhe Bylisin dhe Vorën, përpara transfertës ndaj Flamurtarit më 4 prill. Një kalendar që ofron mundësi për pikë të rëndësishme, por pa vend për gabime. Flamurtari nga ana tjetër do të përballet me një nisje të vështirë, më 8 mars ndaj Vllaznisë dhe më 14 mars me Elbasanin. Pas kësaj, vlonjatët ndeshen me Bylisin dhe mbyllin javën e fundit ndaj Tiranës, duel që mund të shërbejë si “finale” për mbijetesën.

Vora ka kalendar të përzier, duke nisur me transfertën ndaj Bylisit më 8 mars, pastaj pritje ndaj Partizanit më 14 mars, tjetër transfertë ndaj Tiranës më 21 mars dhe përballje me Teutën më 4 prill. Dy ndeshjet direkte me Tiranën dhe Bylisin do të jenë vendimtare. Bylisi luan gjithashtu tre duele vendimtare radhazi. Më 8 mars ndaj Vorës, më 14 mars ndaj Tiranës dhe më 21 mars ndaj Flamurtarit, përpara një transfertë të vështirë ndaj Egnatias më 4 prill.

Ballshiotët duhet të grumbullojnë pikë sa më shumë, në mënyrë që të mos e humbasin kontaktin me zonën e sigurt. Java e ardhshme premton emocione të forta në luftën për mbijetesë, ku çdo gol dhe çdo pikë mund të vendosë fatin e sezonit për skuadrat e zonës së poshtme. Për tifozët, çdo ndeshje do të jetë një test i vërtetë i durimit dhe pasionit. Tirana ka avantazh shtëpie, Flamurtari nis me duele të vështira, Vora dhe Bylisi luajnë tre ndeshje direkte që mund të vendosin fatin e sezonit. Javë vendimtare për mbijetesën, çdo minutë në fushë do të llogaritet.65


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

U rrëzua që në sekondat e para, trajneri i Xhoshuas: Gabimet ndaj Prengës nuk t’i fal “peshku i madh”
Sport

U rrëzua që në sekondat e para, trajneri i Xhoshuas: Gabimet ndaj Prengës nuk t’i fal “peshku i madh”

30/07/2026
Zyrtare/ Chelsea prezanton blerjen e re, mbrojtësi francez Lacroix lojari më i ri i “bluve”
Sport

Zyrtare/ Chelsea prezanton blerjen e re, mbrojtësi francez Lacroix lojari më i ri i “bluve”

30/07/2026
Milan në kërkim të “fantazistit”, pasi humbën Karetas, dy janë opsionet më të favorshme për kuqezinjtë
Sport

Milan në kërkim të “fantazistit”, pasi humbën Karetas, dy janë opsionet më të favorshme për kuqezinjtë

30/07/2026
Juventus “pa frena” në merkato, pas Kolo Muani-t bardhezinjtë synojnë edhe talentin boshnjak të Leverkusen
Sport

Juventus “pa frena” në merkato, pas Kolo Muani-t bardhezinjtë synojnë edhe talentin boshnjak të Leverkusen

30/07/2026
I ofruan stolin e Italisë, Karlo Ançeloti zbulon pse refuzoi propozimin e shumëpritur
Sport

I ofruan stolin e Italisë, Karlo Ançeloti zbulon pse refuzoi propozimin e shumëpritur

30/07/2026
Asllani i “ngec” Inter, La Gazzetta ndez “alarmin”, në verë sërish në treg
Sport

Legjionarët/ Kristjan Asllani gjithnjë e më larg Interit, Chivu nuk e grumbullon për turneun e Hong Kongut

30/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

PD nxjerr propozimin e saj: 100 bashki, 12 qarqe dhe 6 rajone

PD nxjerr propozimin e saj: 100 bashki, 12 qarqe dhe 6 rajone

30/07/2026
U rrëzua që në sekondat e para, trajneri i Xhoshuas: Gabimet ndaj Prengës nuk t’i fal “peshku i madh”

U rrëzua që në sekondat e para, trajneri i Xhoshuas: Gabimet ndaj Prengës nuk t’i fal “peshku i madh”

30/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al