• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Vllaznia, “mbretëresha” e ndeshjeve në shtëpi

02/03/2026
Tirana do hakmarrje, kuqeblutë dominojnë në Shkodër

Vllaznia në duelet pritëse po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një “fortesë” të vërtetë në kampionatin shqiptar, duke konfirmuar se në shtëpinë e saj është thuajse e pamposhtur.VLLAZNIAASkuadra shkodrane po zhvillon një edicion mbresëlënës në stadiumin “Loro Boriçi”, aty ku kundërshtarët e kanë pasur tepër të vështirë të dalin me pikë. Këtë epërsi në fushën e vet e vulosi edhe fitorja e fundit 3-1 ndaj Tiranës, një triumf me përmbysje që rriti edhe më shumë moralin e kuqebluve.

Përballë bardhebluve, Vllaznia tregoi karakter dhe forcë reagimi, duke kthyer disavantazhin në avantazh me një paraqitje bindëse në pjesën e dytë. Me suksesin ndaj Tiranës, 9 herë kampionët e vendit kanë grumbulluar 37 pikë në 14 ndeshje të zhvilluara si pritëse gjatë sezonit 2025-26. Statistikat flasin qartë për dominimin e tyre: 25 gola të shënuar dhe vetëm 8 të pësuar, një bilanc që dëshmon jo vetëm efikasitet në sulm, por edhe siguri në repartin difensiv.

Këto shifra e vendosin Vllazninë me diferencë të konsiderueshme nga ndjekësja më e afërt në renditjen e ndeshjeve brenda, Egnatia, e cila ka grumbulluar 29 pikë në fushën e saj. Epërsia prej tetë pikësh thekson superioritetin e ekipit shkodran kur luan para tifozërisë së zjarrtë. Nën drejtimin e trajnerit Edi Martinit, kuqeblutë numërojnë 12 fitore, 1 barazim 1-1 ndaj Bylisit dhe vetëm 1 humbje, 0-1 përballë Teutës në Shkodër. Këto dy skuadra mbeten të vetmet që kanë arritur të marrin pikë në “Loro Boriçi” gjatë këtij edicioni deri më tani.

Forma e shkëlqyer në shtëpi po rezulton një armë vendimtare në garën për objektivat madhorë të sezonit. Nëse Vllaznia vijon me këtë ritëm dhe ruan të paprekur fortesën e saj, atëherë pretendimet për titull apo për zonën europiane bëhen gjithnjë e më konkrete. Shkodra beson, ndërsa kuqeblutë po tregojnë se në fushën e tyre, fjala e fundit u takon gjithmonë atyre.

© BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

FSHF gjobit Elbasanin dhe Vllazninë për sjellje të gabuar të tifozëve
Sport

FSHF gjobit Elbasanin dhe Vllazninë për sjellje të gabuar të tifozëve

24/04/2026
FSHF gjobit Elbasanin dhe Vllazninë për sjellje të gabuar të tifozëve
Sport

FSHF gjobit Elbasanin dhe Vllazninë për sjellje të gabuar të tifozëve

24/04/2026
U rikthye protagonist me Trabzonspor, klubit turk i vjen oferta e rëndësishme për Muçi-n

Me titullin në “xhep”, Bayern Munich planifikon rotacion në Bundesligë
Sport

Me titullin në “xhep”, Bayern Munich planifikon rotacion në Bundesligë

24/04/2026
NBA/ Seritë mbeten të hapura, Atlanta, Minesota e Toronto nuk zhgënjejnë
Sport

NBA/ Seritë mbeten të hapura, Atlanta, Minesota e Toronto nuk zhgënjejnë

24/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Offset thyen heshtjen pas të shtënave jashtë kazinosë

Offset thyen heshtjen pas të shtënave jashtë kazinosë

24/04/2026
FSHF gjobit Elbasanin dhe Vllazninë për sjellje të gabuar të tifozëve

FSHF gjobit Elbasanin dhe Vllazninë për sjellje të gabuar të tifozëve

24/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al