• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

100 ditë nga starti, Kupa e Botës në rrezik? Ja 6 arsyet

05/03/2026
100 ditë nga starti, Kupa e Botës në rrezik? Ja 6 arsyet

Kanë mbetur rreth 100 ditë nga fillimi i Kupës së Botës 2026, turneu i 23-të në histori që do të zhvillohet nga 11 qershori deri më 19 korrik në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë. Me 48 skuadra, 104 ndeshje dhe 16 stadiume, ky do të jetë Botërori i parë i shpërndarë në tri vende. Megjithatë, tensionet ndërkombëtare dhe situata politike po hedhin hije dyshimi mbi zhvillimin normal të turneut. Mediat ndërkombëtare duke pare edhe klimën aspak të qetë politikisht, rendisin 6 arsye hipotetike që mund të pengojnë zhvillimin e eventit më të madh futbollistik në planet:

  1. Pasiguria për Iranin.
    Pjesëmarrja e Iranit është në pikëpyetje për shkak të tensioneve ushtarake dhe sulmeve ndaj vendit. Vetë drejtuesit e futbollit iranian kanë pranuar se është e vështirë të shikohet me siguri drejt Botërorit, ndërsa vendimi përfundimtar mbetet në dorë të organizmave sportivë.
  2. Rreziku i bojkotit nga vendet skandinave.
    Politikat e ashpra të emigracionit në SHBA mund të pengojnë shumë tifozë të udhëtojnë drejt stadiumeve. Për këtë arsye, Suedia dhe Danimarka po shqyrtojnë mundësinë e një bojkoti si formë proteste.
  3. Debati në Gjermani.
    Edhe në Gjermani është hapur diskutimi për një bojkot të mundshëm, si reagim ndaj tensioneve ekonomike dhe politikave të tarifave. Disa drejtues të futbollit gjerman mendojnë se sporti nuk mund të qëndrojë më i ndarë nga realiteti politik.
  4. Çështja e Groenlandës.
    Tensionet politike rreth Groenlandës, territor autonom i Danimarkës, kanë shtuar klimën e pasigurisë mes SHBA-së dhe vendeve nordike, duke ndikuar edhe në debatin sportiv.
  5. Tensionet mes vendeve organizatore.
    Marrëdhëniet e ndërlikuara politike dhe ekonomike mes SHBA-së, Kanadasë dhe Meksikës mund të krijojnë vështirësi organizative për zhvillimin e ndeshjeve të planifikuara në këto vende.
  6. Rreziku i terrorizmit.
    Për shkak të krizave ndërkombëtare dhe situatës së tensionuar globale, autoritetet amerikane kanë rritur nivelin e alarmit për sigurinë gjatë turneut, ndërsa vendet evropiane kërkojnë garanci për mbrojtjen e tifozëve.

Në këtë klimë të tensionuar, Botërori 2026 pritet të jetë jo vetëm një ngjarje sportive globale, por edhe një provë e madhe organizative dhe politike për vendet pritëse dhe për vetë futbollin ndërkombëtar. Megjithatë pavarësisht dyshimeve, deri më tani FIFA ka dhënë ok, duke siguruar pjesëmarrësist se Kupa e Botës do të zhvillohet në siguri të plotë

 

Related Posts

Analiza para derbit, Partizani është më agresiv në nisje – Balkanweb.com – News24
Sport

Analiza para derbit, Partizani është më agresiv në nisje

07/10/2026
Analiza para derbit, Partizani është më agresiv në nisje – Balkanweb.com – News24
Sport

Analiza para derbit, Partizani është më agresiv në nisje – Balkanweb.com – News24

07/10/2026
Carragher kërkon ndëshkim të rëndë për Manchester Cityn: Rënia nga kategoria nuk mjafton
Sport

Carragher kërkon ndëshkim të rëndë për Manchester Cityn: Rënia nga kategoria nuk mjafton

07/10/2026
Kupa e Shqipërisë/ Spektakël dhe gola në raundin 1/32-ve, përcaktohen çiftet e raundit tjetër – Balkanweb.com – News24
Sport

Kupa e Shqipërisë/ Spektakël dhe gola në raundin 1/32-ve, përcaktohen çiftet e raundit tjetër – Balkanweb.com – News24

07/10/2026
UEFA Champions League/ Egnatia shkëlqen në Rrogozhinë, fitore spektakolare ndaj Petrocub & kualifikim historik në raundin e dytë
Sport

Laçi është prova e Egnatias për kreun, kampionët me mendjen edhe tek Europa – Balkanweb.com – News24

07/10/2026
Kosova U21 e mbyll ciklin me barazim ndaj Finlandës, rekord pikësh në kualifikuese – Balkanweb.com – News24
Sport

Kosova U21 e mbyll ciklin me barazim ndaj Finlandës, rekord pikësh në kualifikuese – Balkanweb.com – News24

07/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Analiza para derbit, Partizani është më agresiv në nisje – Balkanweb.com – News24

Analiza para derbit, Partizani është më agresiv në nisje

07/10/2026
Analiza para derbit, Partizani është më agresiv në nisje – Balkanweb.com – News24

Analiza para derbit, Partizani është më agresiv në nisje – Balkanweb.com – News24

07/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al