• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Eliminimi nga Kupa karikon Partizanin, lojtarët gati për “luftë”

08/03/2026
Luhet për “Final 4”/ Partizani, ndaj Dinamos pa një titullar

Partizani vijon përgatitjet para ndeshjes derbi të së hënës ndaj Dinamos, një sfidë kjo shumë e rëndësishme për pjesëmarrjen në “Final Four”. Ajo disfatë ndaj Elbasanit në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë ka lënë një shije të hidhur në radhët e të kuqve, sidomos për mënyrën se si erdhi.

Megjithatë, në radhët e lojtarëve të skuadrës së kryeqytetasve nuk ka kohë për t’u demoralizuar, teksa grupi ka marrë një shtysë më tepër dhe atë eliminim ndaj Elbasanit do ta kthejë në një motivim ekstra që ndaj dinamovitëve të marrë maksimumin dhe të dalë me pikë të plota nga stadiumi “Air Albania” për të prekur vendin e katërt.

Sa i takon stërvitjes, lojtarët që ishin pjesë e ndeshjes me Elbasanin nga fillimi në fund kanë marrë një ngarkesë më të lehtë dhe relaksuese, teksa në lidhje me formacionin që do të zbresë në fushë ndaj Dinamos ka disa dilema. Kështu, Redon Ismaili ka një problem në gju, me mesfushorin që nuk mori asnjë minutë në takimin e Kupës për të mos u rrezikuar. Lojtari do të ndiqet me kujdes deri në seancën e fundit stërvitore, atë të së dielës, dhe më pas do të vendoset nëse do të marrë në dorë “frenat” e repartit të mesfushës para mbrojtjes në rolin e numrit gjashtë.

Në të kundërt, Dumbia mund ta nisë sërish si titullar, me lojtarin 21-vjeçar nga Bregu i Fildishtë që është kthyer menjëherë i rëndësishëm për Partizanin pas dëmtimit në javën e gjashtë të kampionatit, i cili e mbajti për një kohë të gjatë jashtë fushës. Nga ana tjetër, edhe Kamer Qaka nuk është në maksimum, me lojtarin që po ashtu do të ndiqet me kujdes në stërvitje për të vendosur më pas nëse do të startojë nga minuta e parë ndaj Dinamos apo do ta nisë nga stoli, ashtu siç ndodhi në takimin ndaj Elbasanit.

Në të kundërt, sërish gati do të jetë Valentino Murataj, i cili edhe pse u afrua në merkaton e janarit është bërë menjëherë i rëndësishëm për Partizanin duke qenë pjesë e formacionit në ndeshjet e fundit, ndërsa ka bërë shumë mirë në fushë. E rëndësishme për “Demat e Kuq” është që atmosfera në skuadër vijon të jetë pozitive pavarësisht eliminimit në Kupë dhe se ajo disfatë nuk ka lënë shenjë në aspektin psikologjik të futbollistëve, teksa në ambientin e kryeqytetasve janë besimplotë se do t’ia dalin me sukses në derbin e kryeqytetit ndaj Dinamos të hënën.


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Yildiz, jo më i paprekshëm, Juve i vendos çmim, 3 ekipe “big” futen në garë – Balkanweb.com – News24
Sport

Yildiz, jo më i paprekshëm, Juve i vendos çmim, 3 ekipe “big” futen në garë – Balkanweb.com – News24

06/10/2026
Pjesë e dytë e jashtëzakonshme – Balkanweb.com – News24
Sport

“Poker” ndaj Belgjikës, Zidane “thyen” një rekord 24-vjeçar: Pjesë e dytë e jashtëzakonshme

06/10/2026
Pjesë e dytë e jashtëzakonshme – Balkanweb.com – News24
Sport

Pjesë e dytë e jashtëzakonshme – Balkanweb.com – News24

06/10/2026
Franca përmbys Belgjikën, Italia mund Turqinë
Sport

Franca përmbys Belgjikën, Italia mund Turqinë

05/10/2026
“Ne do jemi më të zemëruar se ata”, tekniku i San Marinos: Të godasim kundërshtarin, kënaqësi të luajmë në një stadium të tillë
Sport

“Ne do jemi më të zemëruar se ata”, tekniku i San Marinos: Të godasim kundërshtarin, kënaqësi të luajmë në një stadium të tillë

05/10/2026
UEFA Nations League / Shqipëri-San Marino, kombëtarja zhvillon seancën e fundit. Ka një tjetër ndryshim në listë
Sport

UEFA Nations League / Shqipëri-San Marino, kombëtarja zhvillon seancën e fundit. Ka një tjetër ndryshim në listë

05/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Yildiz, jo më i paprekshëm, Juve i vendos çmim, 3 ekipe “big” futen në garë – Balkanweb.com – News24

Yildiz, jo më i paprekshëm, Juve i vendos çmim, 3 ekipe “big” futen në garë – Balkanweb.com – News24

06/10/2026
Pjesë e dytë e jashtëzakonshme – Balkanweb.com – News24

“Poker” ndaj Belgjikës, Zidane “thyen” një rekord 24-vjeçar: Pjesë e dytë e jashtëzakonshme

06/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al