Kenan Yildiz ishte mungesa e madhe e Turqisë në 4 sfidat e para në Nations League, por prej kohësh është dhe një mungesë e madhe për Spallettin, me fantazistin që ka “parkuar në bokse” si pasojë e një dëmtimi. Përtej këtij fakti, Kenan Yildiz vijon të jetë një nga emrat më të lakuar në tregun e transferimeve, me disa ekipe “big” që jo vetëm nuk e heqin nga lista e dëshirave, por pritet të hidhen në “sulm” gjatë merkatos së verës.
Real Madrid qëndron në krye, me presidentin Perez që pasi e provoi në verën e vitin 2025, pritet të hidhet edhe një herë në sulm në fund të këtij sezoni.
“Corriere dello Sport” shkruan se Real Madrid nuk është ekipi i vetëm që ka shfaqur interesim për Yildiz pasi në garë për turkun pritet të futen edhe dy gjigandët e tjerë Evropian, Arsenal dhe Bayern Munich. Fill pas interesimit të fortë të Real Madrid, “Zonja e Vjetër” lëvizi me shpejtësi duke blinduar yllin e ekipit me një super kontratë të vlefshme deri në vitin 2030 dhe 7 milionë euro neto në sezon.
“Corriere dello Sport” zbulon se përtej shifrave dhe kontratës, Yildiz nuk konsiderohet më i paprekshëm në një kohë kur Kerim Alajbegovic po rritet shumë si lojtar dhe tani konsiderohet si e ardhmja e klubit. Sigurisht, Juve është gati të futet në negociata për Yildiz, por jo pa marrë fillimisht atë që kërkojnë. “Zonja e Vjetër” nuk pranon të ulet në një tavolinë, nëse oferta është më e ulët se 100 milionë euro.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb








