Gjatë dhe pas ndeshjes mes Tiranës dhe Elbasanit në “Selman Stërmasi”, nuk munguan përplasjet dhe tensioni mes tifozëve, çka detyroi Policinë e Shtetit për të ndërhyrë. Së fundmi, Policia e Shtetit bën me dije se ka nisur procedimin penal për 10 tifozë.
Mbështetësit e të dyja skuadrave kanë hedhur sende të forta në fushë, si dhe nuk iu janë bindur urdhrave të Policisë, duke vendosur në rrezik mbarëvajtjen e ndeshjes.
Njoftimi:
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për:
-shtetasit S. N., A. L., I. S., K. M., F. E., N. K., I. M., M. Sh., Xh. Gj. dhe P. B., pasi dyshohet se gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit “Tirana-Elbasani”, kanë hedhur sende të forta në fushë, si dhe nuk iu janë bindur urdhrave të punonjësve të Policisë të angazhuar për mbarëvajtjen e ndeshjes”.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb









