• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Lufta në Iran “prek” futbollin, kombëtarja e njohur i kërkon FIFA-s shtyrjen e ndeshjes së Play off të Botërorit

09/03/2026
Lufta në Iran “prek” futbollin, kombëtarja e njohur i kërkon FIFA-s shtyrjen e ndeshjes së Play off të Botërorit

Lufta në Iran ka sjellë probleme të mëdha për rajonin, teksa është prekur edhe futbolli.

Iraku i ka bërë  thirrje urgjente FIFA-s që të shtyjë ndeshjen eliminatore ndërkontinentale kualifikuese për Kupën e Botës 2026.

Me hapësirën ajrore të mbyllur deri më 1 prill, skuadra e Arnold, e cila përbëhet kryesisht nga lojtarë nga liga vendase, nuk do të jetë në gjendje të mblidhet plotësisht.

Lojtarët nuk kanë siguruar viza për ndeshjen eliminatore të 31 marsit në Meksikë për shkak të mbylljes së ambasadave të huaja, sakaq më shumë se gjysma e futbollistëve të kësaj përfaqësuesje janë të bllokuar në kryeqytet, Bagdad.

“Ju lutemi na ndihmoni me këtë ndeshje sepse tani për tani po përpiqemi t’i nxjerrim lojtarët tanë nga vendi i Irakut”, tha  trajneri i Irakut, Arnold. Trazirat kanë detyruar tashmë shtyrjen e një kampi stërvitor të planifikuar në Hjuston, Teksas, në SHBA.

Arnold tha se mbledhja e një ekipi vetëm me lojtarë të vendosur jashtë Irakut do të zvogëlonte shanset e vendit për t’u kualifikuar për Kupën e Botës për herë të parë që nga viti 1986.

“Nuk do të ishte ekipi ynë më i mirë, dhe ne kemi nevojë për ekipin tonë më të mirë në dispozicion për ndeshjen më të madhe të vendit në 40 vjet”, tha Arnold.

 

Ai ka propozuar një shtyrje strategjike të orarit të ndeshjeve eliminatore, duke sugjeruar që FIFA të lejojë Surinamin dhe Bolivinë të luajnë ndeshjen e tyre paraprake këtë muaj, por të shtyjë ndeshjen eliminatore përfundimtare deri një javë para fillimit të Kupës së Botës.


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Franca përmbys Belgjikën, Italia mund Turqinë
Sport

Franca përmbys Belgjikën, Italia mund Turqinë

05/10/2026
“Ne do jemi më të zemëruar se ata”, tekniku i San Marinos: Të godasim kundërshtarin, kënaqësi të luajmë në një stadium të tillë
Sport

“Ne do jemi më të zemëruar se ata”, tekniku i San Marinos: Të godasim kundërshtarin, kënaqësi të luajmë në një stadium të tillë

05/10/2026
UEFA Nations League / Shqipëri-San Marino, kombëtarja zhvillon seancën e fundit. Ka një tjetër ndryshim në listë
Sport

UEFA Nations League / Shqipëri-San Marino, kombëtarja zhvillon seancën e fundit. Ka një tjetër ndryshim në listë

05/10/2026
Trajneri i Irlandës i prerë, mesazh UEFA-s: Nuk duam të luajmë më me Izraelin
Sport

Trajneri i Irlandës i prerë, mesazh UEFA-s: Nuk duam të luajmë më me Izraelin

05/10/2026
Befasi në Kombëtare! Maran ndërron mendje për ftesën e futbollistit një ditë para ndeshjes – Balkanweb.com – News24
Sport

Befasi në Kombëtare! Maran ndërron mendje për ftesën e futbollistit një ditë para ndeshjes

05/10/2026
Befasi në Kombëtare! Maran ndërron mendje për ftesën e futbollistit një ditë para ndeshjes – Balkanweb.com – News24
Sport

Befasi në Kombëtare! Maran ndërron mendje për ftesën e futbollistit një ditë para ndeshjes – Balkanweb.com – News24

05/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Franca përmbys Belgjikën, Italia mund Turqinë

Franca përmbys Belgjikën, Italia mund Turqinë

05/10/2026
Anxhela Paparizo emërohet në krye të AMVV-së

Anxhela Paparizo emërohet në krye të AMVV-së

05/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al