Këtë pasdite në ambjentet e “Shtëpisë së futbollit” në kryeqytet, FSHF hodhi edhe shortin sa i takon çifteve gjysmëfinaliste për Kupën e Shqipërisë, e kompeticioni i dytë për nga rëndësia në vendin tone, aty 4 skuadrat e mbetura, Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Elbasani mësuan fatin e tyre.
Kështu Dinamo do të sfidojë Vllazninë, me ndeshjen e parë që do të luhet në kryeqytet ndërsa kampionët e Egnatias do të luajnë ndaj Elbasanit. Sfidat gjysmëfinale do të zhvillohen me systemin vajtje ardhje, ndërsa pritet të zyrtarizohen edhe datat se kur do të zhvillohen këto takime.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb








