• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Bilanc pozitiv/ 21 pikë nga 27 të mundshme, Vllaznia ndër më të mirat e momentit

10/03/2026
Vllaznia, trajneri Edi Martini para ndeshjes së Europës: Jemi gati, ia dalim me pak fat

Forma e Vllaznisë gjatë fazës së tretë të kampionatit për edicionin 2025-2026 ka qenë ndër më pozitivet e sezonit për kuqeblutë. Në nëntë ndeshjet e zhvilluara, ekipi shkodran ka arritur të sigurojë shtatë fitore dhe vetëm dy humbje, duke grumbulluar plot 21 pikë nga 27 të mundshme. Një bilanc që konfirmon momentin e mirë të ekipit dhe ambiciet e tij në këtë pjesë vendimtare të sezonit. Një element interesant në statistikat e kësaj faze është fakti se Vllaznia nuk e njeh fjalën barazim.

Të gjitha ndeshjet janë mbyllur me fitore ose humbje për kuqeblutë, një tregues i qartë i filozofisë së skuadrës për të kërkuar gjithmonë maksimumin në fushë. Kjo qasje ka sjellë edhe një rendiment të kënaqshëm në tabelën e pikëve. Në aspektin ofensiv dhe mbrojtës, shifrat janë gjithashtu mjaft pozitive. Në këto nëntë përballje, shkodranët kanë realizuar 12 gola dhe kanë pësuar vetëm 4, duke treguar një ekuilibër të mirë mes repartit të sulmit dhe mbrojtjes.

Për më tepër, vetëm në humbjen e fundit ndaj Flamurtarit me rezultatin 1-0, skuadra nuk ka mundur të gjejë rrugën e rrjetës gjatë kësaj faze. Skuadra e drejtuar nga trajneri Edi Martini ka treguar vazhdimësi në rezultate dhe stabilitet në lojë, duke arritur të fitojë pjesën më të madhe të ndeshjeve me një menaxhim të mirë të ritmit dhe efikasitet në momentet vendimtare. Kjo e ka ndihmuar ekipin të mbajë një mesatare të lartë pikësh për ndeshje.

Megjithatë, ajo që bie në sy në këtë ecuri është fakti se të dy humbjet e nëntë herë kampionëve të vendit kanë ardhur përballë skuadrave që luftojnë për mbijetesë. Fillimisht ishte Bylis që arriti të mposhtë shkodranët me rezultatin 2-1, ndërsa së fundmi ishte Flamurtari që fitoi minimalisht 1-0.

Të dyja këto disfata kanë ardhur në transfertë, duke treguar se pikërisht ndeshjet jashtë fushe ndaj ekipeve që luajnë për mbijetesë kanë rezultuar më të vështirat për kuqeblutë. Pavarësisht këtyre dy hapave fals, bilanci i përgjithshëm i fazës së tretë mbetet shumë pozitiv për Vllazninë. Me 21 pikë të grumbulluara dhe një diferencë golash solide, shkodranët konfirmojnë se janë një nga skuadrat më në formë të momentit dhe një pretendent serioz në garën e këtij sezoni.


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

“E dua marrëzisht Italinë”, flet Mancini: Duam t’i fitojmë të gjitha ndeshjet, i lumtur që jam sërish këtu
Sport

“E dua marrëzisht Italinë”, flet Mancini: Duam t’i fitojmë të gjitha ndeshjet, i lumtur që jam sërish këtu

29/07/2026
Zhgënjimet te axurrët, trajneri Baldini: Futbolli italian është plot me mashtrues
Sport

Zhgënjimet te axurrët, trajneri Baldini: Futbolli italian është plot me mashtrues

29/07/2026
Dinamos i duhet mrekulli ndaj Astanës, Ilir Daja flet nga Kazakistani: Më e bukur kur është e vështirë
Sport

Conference League, Daja: Ndeshja do zgjidhet nga episodet, besoj te skuadra

29/07/2026
Zyrtare te Interi, rinovohet kontrata me mbrojtësin
Sport

Zyrtare te Interi, rinovohet kontrata me mbrojtësin

29/07/2026
Ernest Muçi rrëfehet në Turqi, zbulon lajmin e veçantë për të ardhmen: Shpresoj të jetë njësoj
Sport

Ernest Muçi rrëfehet në Turqi, zbulon lajmin e veçantë për të ardhmen: Shpresoj të jetë njësoj

29/07/2026
Nuk u zbraz kurrë, Vllaznia gjen problemin që e penalizoi
Sport

Vllaznia synon goditje të tjera në merkato, zbulohet plani pas afrimit të Mehmetit dhe Dulys

29/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“E dua marrëzisht Italinë”, flet Mancini: Duam t’i fitojmë të gjitha ndeshjet, i lumtur që jam sërish këtu

“E dua marrëzisht Italinë”, flet Mancini: Duam t’i fitojmë të gjitha ndeshjet, i lumtur që jam sërish këtu

29/07/2026
Zhgënjimet te axurrët, trajneri Baldini: Futbolli italian është plot me mashtrues

Zhgënjimet te axurrët, trajneri Baldini: Futbolli italian është plot me mashtrues

29/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al