• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Polemika në Formula 1, dy ekipe ankohen për Mercedesin

11/03/2026
Polemika në Formula 1, dy ekipe ankohen për Mercedesin

Gara e parë e sezonit dhe menjëherë vijnë ankesat e para nga dy skuadra kliente të Mercedesit. Bëhet fjalë për MekLarenin dhe Uilliamsin, ekipe që kanë ngritur shqetësime për nivelin e informacionit që Mercedesi u jep për të shfrytëzuar maksimalisht motorin e ri hibrid për sezonin 2026. Andrea Stela, drejtori i MekLarenit, ekipit që fitoi titullin e konstruktorëve në 2024-ën dhe të dy titujt në 2025-ën me motorë Mercedes, beson se disa aspekte kyçe për performancën e motorit nuk po ndahen plotësisht me ekipet kliente.

“Bisedat me HPP (Mercedes High Performance Powertrains) për të marrë më shumë informacion kanë javë që vazhdojnë. Edhe gjatë testeve në Bahrejn, në thelb dilnim në pistë, provonim makinën, shikonim të dhënat dhe thoshim: ‘Mirë, kjo është ajo që kemi. Tani reagojmë ndaj asaj që kemi’”, deklaroi Stela, duke iu referuar mungesës së informacionit nga furnizuesi. Sipas tij, kjo nuk është mënyra se si duhet të funksionojë Formula 1. “Në F1 gjithçka që ndodh në pistë simulohet. Ti duhet të dish çfarë po ndodh, çfarë po programon dhe si do të sillet makina. Edhe ata kanë planet e tyre të zhvillimit, të cilat janë përcaktuar më parë, sepse e dinë çfarë presin nga makina”, theksoi italiani, i cili zakonisht nuk bën deklarata polemike nëse nuk ka arsye të fortë.

“Duhet të them se, si ekip klient i Mercedes, është hera e parë që ndihemi në disavantazh, madje edhe në aftësinë për të parashikuar sjelljen e makinës dhe për të kuptuar si mund ta përmirësojmë”, tha Stela. Pas garës, atij iu kërkua të komentonte deklaratat e James Vowles, drejtori i ekipit Uilliams, gjithashtu klient i Mercedesit. Vowles kishte thënë se ekipi i tij ishte “i surprizuar” nga efikasiteti i motorit të furnizuesit.

Stela u përgjigj: “Nuk e di çfarë të mendoj për Uilliamsin. Sinqerisht, ne kemi kaluar shumë kohë duke analizuar të dhëna dhe krahasime, jo vetëm me ekipet e HPP-së, veçanërisht Mercedes-AMG Petronas F1, por edhe me rivalë të tjerë. Rezultati i analizës tregon qartë se kemi ende punë për të bërë si ekip, në bashkëpunim me inxhinierët e HPP”. Inxhinieri italian shtoi se potenciali i njësisë së fuqisë duket më i madh sesa ajo që aktualisht po arrin MekLareni. “Kur shoh potencialin që HPP (Mercedes) po nxjerr nga motori, duket qartë se ka më shumë për t’u shfrytëzuar”.

Megjithatë, ai pranon se nuk është e lehtë të kuptohet menjëherë si mund të arrihet kjo. “Ne jemi në një proces mësimi, padyshim një hap pas ekipit të fabrikës. Ata kanë punuar së bashku për një kohë shumë më të gjatë dhe kanë bashkëpunuar për mënyrën e përdorimit të njësisë së fuqisë. Është normale. Por ne do të intensifikojmë bashkëpunimin me HPP, sepse besojmë se ka mundësi që duhet të jemi në gjendje t’i shfrytëzojmë”. Në fund ai shtoi: “Nuk jam i sigurt nëse ky është maksimumi që mund të japë motori apo nëse ne thjesht nuk po e shfrytëzojmë plotësisht”.

FIA PO VËZHGON

Mosdhënia e të njëjtit material apo të njëjtit nivel zhvillimi nga një furnizues motorësh për ekipet kliente është një praktikë që FIA e ka ndjekur dhe pothuajse e ka eliminuar në vitet e fundit. “Dyshoj se do të guxonin ta bënin një gjë të tillë. Është shumë e kontrolluar dhe e monitoruar”, u shpreh gjatës fundjavë inxhinieri spanjoll Toni Kukuerela.


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

“Buzëqeshje” për sulmuesin kuqezi, Broja kthehet në stërvitje
Sport

“Buzëqeshje” për sulmuesin kuqezi, Broja kthehet në stërvitje

11/03/2026
Eliminimi nga Liga e Konferencës, mbrojtësi i Partizanit përfundon në Francë
Sport

“Blindohet” prapavija, Partizanit i rikthehet titullari në Vorë

11/03/2026
“Buzëqeshje” për sulmuesin kuqezi, Broja kthehet në stërvitje
Sport

“Buzëqeshje” për sulmuesin kuqezi, Broja kthehet në stërvitje

11/03/2026
ÇIKLIZËM/ Pajisja misterioze e Pogaçarit, skuadra UAE zbulon të vërtetën
Sport

ÇIKLIZËM/ Pajisja misterioze e Pogaçarit, skuadra UAE zbulon të vërtetën

11/03/2026
Nga trofeu te goleada, “Elbasan Arena” me fat për Dinamon
Sport

Nga stabiliteti tek ambicia, Elbasani ndryshon ritëm. Grumbullon 49 pikë në 27 javë

11/03/2026
ÇIKLIZËM/ Pajisja misterioze e Pogaçarit, skuadra UAE zbulon të vërtetën
Sport

ÇIKLIZËM/ Pajisja misterioze e Pogaçarit, skuadra UAE zbulon të vërtetën

11/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Emrat/ 14 kandidatë në garë për postin e drejtorit të ri të Policisë së Shtetit

11/03/2026
Greta debaton me Brikenën, e paralajmëron: Kujdes se edhe për ty kanë dalë…

Greta debaton me Brikenën, e paralajmëron: Kujdes se edhe për ty kanë dalë…

11/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al