• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Tirana, Shehi: Ky sukses na ndihmon shumë, japim shpirtin për mbijetesën

14/03/2026
Tirana, Shehi: Situata e mirë në ekip, Kupa si mundësi për ne

Trajneri i Tiranës, Orges Shehi u shpreh i lumtur pas fitores 1-0 ndaj Bylis.

“Padiskutim që është fitore e rëndësishme, sidomos në anën psikologjike. Ana tekniko-taktike kalon në plan të dytë, kishim ndeshje që nuk fitonim, shpresoj që të na rikthejë pak qetësinë dhe optimizmin. Kur humbet ndeshje radhazi, gjithçka të duket e zezë.

Është e vërtetë që Ndong na rregulloi në fushë. Xhixha nuk është mirë me gjendjen fizike, kam diskutuar me të pas Elbasanit, më tha që brenda vitit është ndeshja e parë që luan 90 minuta. Me shpirt sakrifice, e nxorri. Xhixha është djalë me karakter, e ngarkon pak kjo që të jetë më i miri. Por me minutat që ka në këmbë, do të jetë më mirë. Në sulm kemi Taren dhe Mehmetin, ky i fundit është më luftarak. Tare është më shumë lojtar zone. Haxhiun e kemi përdorur në shumë pozicione.

Tabekou meriton komplimente pasi sakrifikoi shumë, 4 ditë nuk është stërvitur fare, sot rrezikoi gjithçka për gjithçka. Skuadra e dinte që mund të ishte treni i fundit sot. Këto që thashë na bëjnë që mos të jemi shumë shkëlqyes. Mos të harrojmë, jam trajneri i katërt, ndryshojnë gjërat. Ndërtimi kërkon shumë punë dhe kohë, nuk është gjë e lehtë.

Po ta shikoni, ndeshja ishte 1-0, mbrojtësit nuk koordinoheshin, vjen nga ngarkesa psikologjike. Shumicën e rasteve mesfushorët ishin 1v1 dhe mbrojtësit sigurisht që kishin vështirësi. Futëm Cortes, pasi luan më mirë me këmbë. Duke ngjitur Ndong, këtë ta bën këmba e mirë, këtu vuajtëm. Për të shkuar ultra ofensivë, ishim vendosur mirë me 4-4-2. Sigurisht që Mehmeti shpenzon shumë energji, edhe kur vendosemi me bllok të mesëm, për shkak të eksperiencës ndikon.

Nuk ishte vetëm Cortes që ndërtoi, por meriton komplimente edhe Alvarez, i cili mendoj se ka shumë futboll, por e penalizon ana fizike. Kur futëm Alvarez të detyruar për shkak të Haxhiut, ai ishte një pikë për ne. Xhixha po vuante shumë, edhe nga ana fizike, u munduam shumë. Mendova vetëm për të ruajtur rezultatin dhe për të ikur nga rreziku i zonës ku kundërshtari kërkonte të përfitonte me krosimet, sidomos nga krahu i majtë. Edhe mos të kishim rrezik, fundi i ndeshjes kërkon sa më shumë qetësi.

Nuk duhej humbur kjo ndeshje, sa ka ndikuar? Ne gjithë këto kohë kemi punuar shumë për të fituar ndeshjen, por edhe për të mos pësuar gol. Kjo sepse ndeshjet sa vijnë edhe ngushtohen, duke mos pësuar je gjithmonë në lojë. Kjo është ndeshje përballë një rivali, vlen më shumë se 3 pikët. Vlen edhe te psikologjia”, tha Shehi.


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Egnatia eleminohet nga Champions, vendosin penalltitë
Sport

Egnatia eleminohet nga Champions, vendosin penalltitë

28/07/2026
LAJM TRAGJIK! Sporti shqiptar në zi, ndërron jetë Artan Pogoni
Sport

LAJM TRAGJIK! Sporti shqiptar në zi, ndërron jetë Artan Pogoni

28/07/2026
UEFA dhe 55 federatat europiane unifikojnë zbatimin e rregullave të lojës për sezonin 2026–2027
Sport

UEFA dhe 55 federatat europiane unifikojnë zbatimin e rregullave të lojës për sezonin 2026–2027

28/07/2026
Rumuni Bratu largon 3 lojtarë nga Partizani, vijnë kërkesat e para
Sport

Rumuni Bratu largon 3 lojtarë nga Partizani, vijnë kërkesat e para

28/07/2026
Kumbulla kthehet në modë, Udinese dhe Espanyol futen në garë
Sport

E ardhmja e Marash Kumbullës/ Mbrojtësi drejt largimit nga Roma, “gjuan”… Spanjën

28/07/2026
Nuk u zbraz kurrë, Vllaznia gjen problemin që e penalizoi
Sport

Vllaznia kërkon të “blindojë” mbrojtjen, në bisedime me 27-vjeçarin që ka fituar 4 trofe me Egnatian

28/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Më të lodhur, më pak aktivë. Kur duhet të tregojmë kujdes? Të flesh shumë pak të bën të shtosh në peshë

Më të lodhur, më pak aktivë. Kur duhet të tregojmë kujdes? Të flesh shumë pak të bën të shtosh në peshë

29/07/2026
Del udhëzimi i ri, kufizohet muzika në lokale dhe bare, policia do të kryejë matje të shpeshta

Del udhëzimi i ri, kufizohet muzika në lokale dhe bare, policia do të kryejë matje të shpeshta

29/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al