Suksesi 2-1 përballë Norvegjisë dhe kualifikimi si kokë grupi në Nations League nuk mjafton për të qetësuar ambientin rreth Portugalisë, tifozët por dhe mediat kërkojnë nga trajneri Jorge Jesus një shpjegim në lidhje me C.Ronaldo-n, çfarë do të ndodhë me legjendën e tyre. Në lidhje me këtë pjesë u pyet edhe Jesus menjëherë pas triumfit përballë Haaland me shokë:
“Nuk e di se çfarë do të ndodhë, për mua gjithçka është e hapur. Cris duhet të vendos vetë për të ardhmen. Nëse dëshiron të jetë pjesë e ekipit përfaqësues, mund të rikthehet, pse jo? E gjitha ka qenë një keqkuptim, për mendimin tim, i lehtë për t’u zgjidhur. Për sa më takon mua, nuk ka asnjë problem, gjithçka është në rregull. Kur do të zgjidhet? Nuk e di, të shohim, sapo përfundoi ndeshja”, u shpreh Jorge Jesus pas suksesit 2-1 përballë Norvegjisë.
Në lidhje me këtë çështje ndërhyri edhe presidenti i Federatës Portugeze të Futbollit, Pedro Proença: “Cristiano Ronaldo është lojtari ynë më i mirë në histori. Prezenca e tij në ekipin përfaqësues është meritë e formës së tij sportive. Do të jetë pjesë e ekipit përfaqësues për sa kohë do të jetë në formë dhe gati. Besoj se mes tij dhe trajnerit Jorge Jesus ka pasur një keqkuptim i cili duhet të zgjidhet sa më shpejt. Cristiano është ikona e ekipit, ishte edhe kapiten në sfidën e parë. Ai mund ta mbyllte pas Botërorit, por lidhja e tij me përfaqësuesen tonë është e fortë. Tani që u mbyllen 4 ndeshjet e para do të kemi kohë ta zgjidhim me qetësi”, u shpreh presidenti i Federatës Portugeze të Futbollit.







