Barazim 2-2 ndërmjet Vorës dhe Partizanit në ndeshjen e Superiores. Në Vorë, vendasit treguan shumë dëshirë dhe shënuan dy herë me Luis Felipe dhe Chibuike Ohaegbulam.
Të kuqtë reaguan dhe shkurtuan me diferencat në pjesën e parë me Doumbia. Pavarësisht rasteve të krijuara, Partizani barazoi vetëm në fund, falë një autogoli. Të besuarit e Kërnajës janë në vendin e katërt me 43 pikë, ndërsa Vora është në vendin e tetë me 27 pikë.









