• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Barça “shpërthen” ndaj Sevilla-s, Raphinha realizon “tripletë”, Flick: I lumtur për këtë fitore dhe për Gavi-n (VIDEO)

16/03/2026
Barça “shpërthen” ndaj Sevilla-s, Raphinha realizon “tripletë”, Flick: I lumtur për këtë fitore dhe për Gavi-n (VIDEO)

Barça i përgjigjet Realit, thyen me “manita” Sevilla-n duke ruajtur kreun e La Liga-s, +4 në raport me rivalët e tyre të përjetshëm. Kapiteni Raphinha ishte në një mbrëmje të madhe, me brazilianin që realizoi një “tripletë” golash.

Në minutën e 9-të ishte perfekt, duke finalizuar me “panenka” një penallti. Në të 21-tën, Barça fitoi një tjetër penallti, me brazilianin që u tregua sërish i saktë duke dyfishuar shifrat. Ekipi i Hansi Flick ushtroi një presion asfiksues në zonën e Sevilla-s dhe në minutën e 38-të ishte Dani Olmo që nga një penallti në lëvizje, goditi saktë duke trefishuar shifrat. Sevilla u përpoq të rikthehej në lojë teksa në limitet e pjesës së parë ngushtuan shifrat në 3-1.

Historia e këtij takimi nuk ndryshoi as në fraksionin e dytë, me Raphinha-n që bëri sërish protagonistin, ku në minutën e 51-të gjeti dhe një devijim të lehtë duke dërguar topin në rrjetë. Nëntë minuta më pas ishte radha e Cancelo-s, me anësorin portugez që finalizoi një aksion personal shumë të bukur. Ashtu si në pjesën e parë, edhe në fraksionin e dytë, në limite, Sevilla gjeti sërish rrugën e rrjetës duke sigluar shifrat finale në 5-2.

Kjo ishte një mbrëmje e bukur për Hansi Flick, jo vetëm për faktin që ekipi i tij doli me 3 pikë, por në këtë sfidë u rikthyer në fushë pas një mungesë të gjatë edhe Gavi: “Jemi shumë të lumtur për këtë fitore, por mbi të gjitha për rikthimin e Gavi-t. Për të është një hap i rëndësishëm. Ishte momenti i duhur për ta aktivizuar”, u shpreh ndër të tjera Hansi Flick.

Related Posts

Ndeshje e madhe – Balkanweb.com – News24
Sport

Ndeshje e madhe – Balkanweb.com – News24

05/10/2026
“Cris vendos vetë, e ka derën të hapur”, zbutet Jesus, ndërhyn edhe Federata – Balkanweb.com – News24
Sport

“Cris vendos vetë, e ka derën të hapur”, zbutet Jesus, ndërhyn edhe Federata

Portugalia perfekte pa CR7, “thyen” edhe Norvegjinë, kualifikohet si kokë grupi. Fiton edhe Danimarka – Balkanweb.com – News24
Sport

Portugalia perfekte pa CR7, “thyen” edhe Norvegjinë, kualifikohet si kokë grupi. Fiton edhe Danimarka

05/10/2026
Portugalia perfekte pa CR7, “thyen” edhe Norvegjinë, kualifikohet si kokë grupi. Fiton edhe Danimarka – Balkanweb.com – News24
Sport

Portugalia perfekte pa CR7, “thyen” edhe Norvegjinë, kualifikohet si kokë grupi. Fiton edhe Danimarka – Balkanweb.com – News24

05/10/2026
Zirkzee nderon Xavi-n, Holanda “thyen” 2-1 Serbinë – Balkanweb.com – News24
Sport

Zirkzee nderon Xavi-n, Holanda “thyen” 2-1 Serbinë

05/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ndeshje e madhe – Balkanweb.com – News24

Ndeshje e madhe – Balkanweb.com – News24

05/10/2026
“Cris vendos vetë, e ka derën të hapur”, zbutet Jesus, ndërhyn edhe Federata – Balkanweb.com – News24

“Cris vendos vetë, e ka derën të hapur”, zbutet Jesus, ndërhyn edhe Federata

05/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al