• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Magazina si “shtëpi bari”, lirohet drejtori i burgut

20/03/2026
Magazina si “shtëpi bari”, lirohet drejtori i burgut

Nuk ka zgjatur më shumë se disa orë ndalimi i drejtorit të Burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa, në pronat e të cilit u zbulua një magazinë bari me rreth 4 mijë rrënjë kanabis.

Hasa u shpall në kërkim dhe u paraqit vetë pas disa orësh në komisariat, ndërsa vetë policia ka njoftuar 24 orë më pas se e la të lartë zyrtarin pasi nuk gjeti asnjë lidhje apo implikim të tij me laboratorin e drogës. Sipas uniformave blu nga veprimet hetimore e deritanishme, të kryera nën drejtimin e prokurorëve rezultoi se ambientet ku u konstatua plot 1105 vazo me bimë e fidanë të dyshuar kanabis, janë në pronësi dhe në administrim të vëllait të Bilal Hasës, Romario Hasa.

Edhe gjatë marrjes në pyetje drejtori i Burgut të Rrogozhinës ka mohuar përfshirjen, duke deklaruar se prej muajsh nuk e frekuentonte objektin dhe nuk kishte dijeni për veprimtarinë që mund të zhvillohej aty. Sipas tij për shtëpinë e vjetër, përfshirë edhe magazinën, kujdesej vëllai i tij.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve e pezulloi menjëherë Hasën nga detyra, ndërsa ende nuk ka njoftuar një vendimmarrje të re.

Nga i gjithë operacioni i së premtes në pranga u vu vetëm një faturist energjie i OSHEE, Erion Dogovelli, 23 vjeç, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Me të njëjtën akuzë janë shpallur në kërkim përgjegjësit e OSHEE-së në zonën e Peqinit, Ervis Maçi, 36-vjeç dhe Denis Elezi 34-vjeç. Shtëpia e barit furnizohej me energji nga një transformator i një kapaciteti të lartë, i mjaftueshëm për furnizimin me energji të një lagjeje të tërë, por që në fakt ka dyshime se ishte vënë për të ushqyer kultivimin e kanabisit, përmes llambave të posaçme.

Me dyshimin për kultivim droge po vijon kërkimi për kapjen e 30-vjeçarit Romario Hasa, pronar i ambienteve ku u gjetën bimët narkotike dhe një 24-vjeçari, kushëri i tij, Ernest Hasa, i cili akuzohet për prodhim bimësh narkotike dhe armëmbajtje pa leje.

Mësohet se operacioni i datës 19 mars u ndërmor nga Policia e Shtetit, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative se në një magazinë në fshatin Kurtaj të Peqinit ndodhej një “shtëpi bari”.

Gjatë aksionit, në afërsi të plantacionit nuk u gjet asnjë person, çka ka ngritur dyshime për dekonspirim të operacionit të policisë. Dyshimet përforcohen edhe më shumë nga fakti se një sasi kaq e madhe kultivimi, në një stad të avancuar zhvillimi, kërkon përkujdesje dhe mbikëqyrje të vazhdueshme me roje. Në godinë janë gjetur mbetje kanabisi të vjetra, gjë që ka rritur dyshimet se “shtëpia e barit” funksiononte prej kohësh, dhe 4000 rrënjët e gjetura nuk ishin mbjellja e parë.

Në vendngjarje janë gjetur sende të shumta me gjurmë ADN-je, si shishe plastike, bishta cigaresh dhe mjete pune, të cilat do t’i nënshtrohen ekspertimit.

Magazinat, sipas burimeve, në të kaluarën janë përdorur si hambarë për pajisje dhe produkte bujqësore e blegtorale, si dhe si stalla bagëtish.

Related Posts

U fut me Jet Ski në zonën e pushuesve në Ksamil, gjobitet me 500 mijë lekë dhe i bllokohet mjeti (VIDEO)
Kryesore

U fut me Jet Ski në zonën e pushuesve në Ksamil, gjobitet me 500 mijë lekë dhe i bllokohet mjeti (VIDEO)

30/08/2026
Aksident tragjik, makina përplas për vdekje 78-vjeçarin që lëvizte me biçikletë
Kryesore

Aksident tragjik, makina përplas për vdekje 78-vjeçarin që lëvizte me biçikletë

30/08/2026
Kumbaro hap arkivën: Gjirokastrën e kam parë të rrënohej para syve të mi. Me rilindjen urbane një ëndërr u kthye në realitet (VIDEO)
Kryesore

Kumbaro hap arkivën: Gjirokastrën e kam parë të rrënohej para syve të mi. Me rilindjen urbane një ëndërr u kthye në realitet (VIDEO)

30/08/2026
Shtëpitë e Gjirokastrës në rrezik shembje “i merr shteti”, Gonxhja: Nuk do të lihen në mëshirë të fatit (VIDEO)
Kryesore

Shtëpitë e Gjirokastrës në rrezik shembje “i merr shteti”, Gonxhja: Nuk do të lihen në mëshirë të fatit (VIDEO)

30/08/2026
E rëndë/ Masivi i dheut shembet gjatë hapjes së pusit, humb jetën 31-vjeçari
Kryesore

E rëndë/ Masivi i dheut shembet gjatë hapjes së pusit, humb jetën 31-vjeçari

30/08/2026
Erjona Ismaili heq dorë nga bashkëdrejtimi i PS Vlorë
Kryesore

Erjona Ismaili heq dorë nga bashkëdrejtimi i PS Vlorë

30/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Daku e bën “sefte” me Spartak Moskën, eliminon Rubin Kazan, shënon edhe Gripshi (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

VIDEO/ Vjen goli i parë, Daku zhbllokohet me Spartakun e Moskës

30/08/2026
VIDEO/ Chelsea mund Brighton, 7 gola në Londër

VIDEO/ Chelsea mund Brighton, 7 gola në Londër

30/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al