• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Ja fsheha Shqipërisë”, De Biasi: Isha i bindur që do të bëhesha trajner i Italisë

24/03/2026
“Ja fsheha Shqipërisë”, De Biasi: Isha i bindur që do të bëhesha trajner i Italisë

Gianni De Biasi, ish trajneri i Shqipërisë, në një rrëfim për Fanpage.it, foli përpara sfidës “play-off” që Italia do të luajë kundër Irlandës së Veriut. De Biasi u rikthye edhe pas në kohë duke zbuluar edhe një herë se ishte shumë pranë stolit të përfaqësueses “azzure”, por në fund zgjodhën Venturën, një përfundim që nuk e priti mirë:

Mister, në një playoff Botërori sa vlen taktika dhe sa, në vend të kësaj, aftësia për të mos u shtypur nga pesha e fanellës?

“Le të themi se të dyja kanë një rëndësi të caktuar. Natyrisht niset para së gjithash nga njerëzit që përbëjnë skuadrën – dhe janë ata që bëjnë diferencën – si në planin e personalitetit, të cilësisë teknike dhe kontributit që i japin ekipit. Besoj se një qasje e mirë ndaj këtij takimi vendimtar ndihmon për ta përballuar ndeshjen në mënyrën më të mirë. Duke filluar të mendosh dhe imagjinosh një të ardhme ‘blu’ dhe të ndritshme, do të jetë më e lehtë të arrihen objektivat”.

Nëse do të ishit në dhomat e zhveshjes sot, cila do të ishte fjala e parë që do të shkruanit në tabelë për të rifilluar mendjen e djemve?

“Para se të arrijmë te ai diskutim, ka shumë të tjerë për t’u bërë. Ka kontrata morale që duhen vënë në zbatim me lojtarët që përbëjnë skuadrën, ata që unë mendoj se janë më të përshtatshëm për të arritur objektivin. Besoj se ky është aspekti i rëndësishëm sepse nuk shërben për asgjë të vendosësh në fund një mesazh në tabelë. Duhet të futen çdo ditë konceptet e lojës në skuadër, pra: objektiva, komunikim, bashkëpunim, menaxhim konfliktesh dhe përgjegjësi e përbashkët. Pjesa tjetër janë vetëm fjalë, dhe ky botë është plot me to”.

A është e drejtë që një trajner si Gattuso është hedhur në këtë situatë, ndoshta për disa paksa herët?

“Gennaro është një djalë i sinqertë, që ka bërë eksperienca të ndryshme në këto vite. Sot ndodhet përballë sfidës, ai dhe stafi i tij, dhe është një sfidë pa kthim. Stafi, përveç Riccio-s, besoj se është hera e parë që punon bashkë dhe shpresojmë që gjithçka të funksionojë në mënyrën më të mirë. Në fund të fundit, është në vështirësi që duhet të japësh më të mirën”.

Çfarë mendoni për të?

“Gattuso ka mbi të gjitha një përgjegjësi të madhe mbi shpatulla. Është një trajner që ka bërë një rrugë të mirë, edhe pse ndoshta në disa raste nuk ka qenë me fat, por e ka përjetuar me krenari, duke nxjerrë në pah gjithë krenarinë dhe kokëfortësinë e tij kalabreze”.

E prisnit ta shihnit si trajner të Italisë?

“Gattuso mund të qëndronte, sinqerisht. Mund të qëndronte sepse është dikush që e ka jetuar atë ambient, njeh të gjitha dinamikat që rrotullohen rreth Kombëtares, është një mundësi që nuk vjen shpesh, kështu që ai e ka kapur në fluturim”.

Edhe ju keni qenë shumë pranë pankinës së Italisë.

“Po, isha i bindur se do të isha unë trajneri i kombëtares në 2016. Pastaj papritur më kaloi përpara Giampiero Ventura me të cilin kam ndarë edhe disa momente të këndshme në tavolinë”.

Çfarë ndodhi?

“Kam pasur disa takime telefonike dhe personale me Federatën Italiane, që donte të gjente një zëvendësues për Antonio Conte i cili kishte njoftuar se pas Europianit në Francë do të shkonte te Chelsea. Ndryshe nga kjo, unë nuk doja zhurmë rreth kësaj situate, sepse nëse do të shkoja në Europian si ‘në largim’, do të humbisja shumë ndaj lojtarëve të mi. Pikërisht për këtë arsye kujdesesha çdo herë që gjithçka të mbetej në privatësinë më absolute. Pastaj papritur zgjodhën dhe shpallën Ventura-n, që ishte liruar nga Torino. Megjithatë ky episod më la shumë keq dhe i ndërpreva kontaktet”.

Pas eksperiencave në Itali, Spanjë, Azerbajxhan dhe Shqipëri, si e shihni Italinë nga jashtë? Jemi ende universiteti i futbollit apo kemi humbur diçka?

“Jo, nuk besoj se jemi më universiteti i futbollit. Besoj se duhet të përshtatemi pak me atë që janë lëvizjet e tjera futbollistike, në radhë të parë ajo spanjolle, sigurisht, që edhe nga pikëpamja e trajnerëve po dërgon shumë nëpër botë duke rritur gjithë lëvizjen”.

Cila është mësimi më i madh që ju ka dhënë futbolli ndërkombëtar?

“Janë gjërat e vogla që bëjnë diferencën. Duhet të ndjekësh vazhdimisht 35-40 lojtarët që ke nën vëzhgim, duke mbajtur kontakte sikur të ishe trajneri i klubit të tyre. Janë detaje që bëjnë diferencën dhe pastaj janë kontratat morale që vendos me lojtarët sa herë i sheh dhe u shpjegon çfarë pret prej tyre”.

Çfarë bën De Biasi kur shkëputet nga futbolli?

“Zakonisht udhëtoj dhe shoh futboll nëpër Europë. Lexoj dhe ndjek botën që lëviz, pastaj përdor biçikletën për t’u çlodhur dhe për të mbajtur formën, dhe kur mundem shkoj në shtëpinë time në Sardenjë për t’u relaksuar dhe për të ëndërruar”.


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Vetëm 2 fitore në 15 ndeshje, çfarë tregojnë statistikat për Poloni-Shqipëri?
Sport

Vetëm 2 fitore në 15 ndeshje, çfarë tregojnë statistikat për Poloni-Shqipëri?

24/03/2026
Prag sfida ndaj Irlandës së Veriut/ Chiesa “braktis” grumbullimin, Gattuso thërret Cambiaghi-n, Bastoni e Mancini drejt rikuperimit
Sport

Prag sfida ndaj Irlandës së Veriut/ Chiesa “braktis” grumbullimin, Gattuso thërret Cambiaghi-n, Bastoni e Mancini drejt rikuperimit

24/03/2026
Informacion i rëndësishëm për tifozët shqiptarë që do të ndjekin ndeshjen Poloni – Shqipëri në Varshavë
Sport

Informacion i rëndësishëm për tifozët shqiptarë që do të ndjekin ndeshjen Poloni – Shqipëri në Varshavë

24/03/2026
NBA/ Detroit ndal marshimin e Lakers, fitojnë sërish San Antonio dhe Oklahoma
Sport

NBA/ Detroit ndal marshimin e Lakers, fitojnë sërish San Antonio dhe Oklahoma

24/03/2026
Sfida ndaj Polonisë, në Varshavë vendos drejtësi gjyqtari i njohur anglez
Sport

Sfida ndaj Polonisë, në Varshavë vendos drejtësi gjyqtari i njohur anglez

24/03/2026
Mbylli sezonin, Berisha prek me postimin e tij: Moment i vështirë, jam i shkatërruar
Sport

Mbylli sezonin, Berisha prek me postimin e tij: Moment i vështirë, jam i shkatërruar

24/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Ja fsheha Shqipërisë”, De Biasi: Isha i bindur që do të bëhesha trajner i Italisë

“Ja fsheha Shqipërisë”, De Biasi: Isha i bindur që do të bëhesha trajner i Italisë

24/03/2026
Vetëm 2 fitore në 15 ndeshje, çfarë tregojnë statistikat për Poloni-Shqipëri?

Vetëm 2 fitore në 15 ndeshje, çfarë tregojnë statistikat për Poloni-Shqipëri?

24/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al