Polonia i falet sërish Robert Lewandowski-t, me “bomberin” e Chicago Fire që nuk di të ndalet, mosha për të është thjesht në numër. Ndaj Rumani, Lewa shpërtheu me një “tripletë” golash, por ndeshja mori një kthesë të fortë pas minutës së 22-të kur Dragusin shkarkoi penallti dhe la rumunët me 10-të lojtarë.
Nga pika e bardhë, Lewandowski u tregua perfekt duke kaluar vendasit në avantazh. Me fillimin e pjesës së dytë, Lewa u shërbye brenda në zonë nga Zalewski duke realizuar golin e dytë personal. Polonia shfrytëzoi në maksimum epërsinë numerike dhe dy minuta më vonë gjetën edhe golin e tretë. Në të 63-tën ishte radha e Zielinski-t për të festuar, me mesfushorin e Inter që me një prekje plot klas brenda në zonë dërgoi shifrat në 4-0. Rumania ishte e pafuqishme për të reaguar, me polakët që gjetën rrugën e rrjetës edhe dy herë të tjera, duke sigluar shifrat përfundimtare në 6-0.
Protagonisti absolut ishte Robert Lewandowski, me sulmuesin që kompletoi “tripletën” e tij personale. Falë këtij suksesi, Polonia ngjitet në vendin e tretë në kuotën e 4 pikëve, 1 më pak se Bosnje Hercegovina.
Ekipi ballkanas doli me një pikë pas barazimit 1-1 përballë Suedisë. Kjo ishte një sfidë speciale për Edin Dzeko-n, me legjendën boshnjake që largohet me ekipi përfaqësues. Për fat të keq, goli i tij u anulua, por ky detaj nuk e zbehu aspak lamtumirën që tifozët i kishin rezervuar.







