• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ndeshja me Sllovakinë, Kosova zhvillon stërvitjen e radhës

25/03/2026
Ndeshja me Sllovakinë, Kosova zhvillon stërvitjen e radhës

Kosova ka zhvilluar sot seancën e dytë stërvitore në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen gjysmëfinale të “play-off”-it për kualifikim në Kupën e Botës 2026.

Atmosfera në kampin e Dardanëve ka qenë sërish shumë pozitive, me futbollistët që kanë treguar përkushtim maksimal dhe disiplinë të lartë në zbatimin e detyrave taktike të përzgjedhësit Franco Foda. Ekipi po punon me intensitet të lartë, i vetëdijshëm për rëndësinë e sfidës që e pret.

Stërvitja e fundit para përballjes me Sllovakinë do të zhvillohet nesër në orën 11:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndërsa më pas Kombëtarja do të udhëtojë drejt Bratisllavës, ku të enjten zhvillohet ndeshja e shumëpritur.

Në prag të këtij dueli, mbrojtësi Florent Hadërgjonaj ka theksuar se skuadra është maksimalisht e motivuar për këtë sfidë historike.

“Për të gjithë ne kjo është një ndeshje historike. Kemi mundësinë të arrijmë në finale dhe të afrohemi edhe më shumë me Botërorin. Jemi të motivuar maksimalisht dhe të fokusuar te kjo ndeshje. Atmosfera në ekip është fantastike dhe kjo na jep forcë shtesë”, ka thënë Hadërgjonaj.

Ai ka shtuar se grupi është i bashkuar dhe kjo reflektohet në fushë, ku secili futbollist lufton për njëri-tjetrin.

“Kualifikimi në Botëror është një ëndërr e jashtëzakonshme. Kemi pasur një shans për Evropian dhe tani kemi një tjetër për Botëror. Jemi të fokusuar vetëm te gjysmëfinalja dhe besojmë se mund ta kalojmë këtë pengesë”, është shprehur ai.

Në anën tjetër, mbrojtësi Kreshnik Hajrizi është shprehur optimist para kësaj përballjeje, duke theksuar se ekipi është përgatitur maksimalisht.

“Stërvitjet po shkojnë shumë mirë. E dimë rëndësinë e ndeshjes dhe faktin që mund të shkruajmë histori. Kemi besim dhe shpresojmë në fitore”, ka thënë Hajrizi.

Ai ka theksuar se, pavarësisht vështirësive që sjell ndeshja në udhëtim, Kosova ka dëshmuar edhe më parë se di të përballet me sfida të tilla.

“Ëndrra për Botëror po afrohet. Jemi vetëm dy ndeshje larg. Është një sfidë shumë e rëndësishme dhe jemi të gatshëm të japim maksimumin”, ka përfunduar ai.

Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Sllovakisë zhvillohet të enjten në Bratisllavë, derisa fituesi i këtij dueli do të përballet në finale me fituesin e ndeshjes Turqi –Rumani.

Related Posts

“Shqiponjat” zbarkojnë në Varshavë, tifozët kuqezi i presin në aeroport (VIDEO)
Sport

“Shqiponjat” zbarkojnë në Varshavë, tifozët kuqezi i presin në aeroport (VIDEO)

25/03/2026
“Një moment magjik mund të vendos ndeshjen”, BeIN Sports analizon sfidën Poloni-Shqipëri
Sport

“Një moment magjik mund të vendos ndeshjen”, BeIN Sports analizon sfidën Poloni-Shqipëri

25/03/2026
Komisioni i Ligave & Garave përcakton kalendarin për javët e fundit të kampionatit të rregullt

U akuza nga tifozët për penalltinë e shkaktuar ndaj Bylis, Flamurtari merr vendim zyrtar për Lorenc Trashin

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ndeshja me Sllovakinë, Kosova zhvillon stërvitjen e radhës

Ndeshja me Sllovakinë, Kosova zhvillon stërvitjen e radhës

25/03/2026
“Shqiponjat” zbarkojnë në Varshavë, tifozët kuqezi i presin në aeroport (VIDEO)

“Shqiponjat” zbarkojnë në Varshavë, tifozët kuqezi i presin në aeroport (VIDEO)

25/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al