• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

INTERVISTA/ “Muçi lider i padiskutueshëm”, analiza e Panos: Kujdes ndaj Finlandës, 3 pikët shumë të nevojshme (VIDEO)

02/10/2026
Kujdes ndaj Finlandës, 3 pikët shumë të nevojshme (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

Dy ndeshje, dy fitore dhe një start ideal për Shqipërinë në Ligën e Kombeve. Por tashmë vëmendja është te sfida me Finlandën, ku kuqezinjtë do të kërkojnë të vazhdojnë serinë pozitive. Për këtë përballje dhe ecurinë e Kombëtares, ish-futbollisti i Shqipërisë, Ledio Pano zhvilloi një bashkëbisedim me gazetaren Trevisa Tufa.

Ledio, 6 pikë në 2 ndeshje, ka vend për të festuar, të ka pëlqyer ekipi përfaqësues, apo thjesht kemi bërë saktë detyrat?

Duhet të jemi të kënaqur. Kemi një ndeshje ndaj një Finlande të fortë.  Jemi të parët në grup dhe shkojmë atje si të parët. Duhet të përcjellim mentalitetin e duhur. Në këto dy ndeshje mund të bënim edhe më mirë. Ne duhet të ishim pak më seriozë, në kuptimin e mirë të fjalës dhe të shënonim më tepër.

Ledio, si një ish sulmues, dua një koment personal për Ernest Muçin. Është vendosur në qendër të projektit. Ishte ky momenti i duhur, apo jemi pak të vonuar. A mundet Muçi të bëjë liderin e këtij ekipi?

Me lojtarët që kemi ne, Muçi duhet të ishte lider prej kohësh. Padiskutim, edhe bisedat që ka patur me Maran, duhet të ishte më i qetë. Me cilësitë që ka, padiskutim që është lojtari kyç i ekipit tonë kombëtar. Kjo është puna e tij, janë lojtarë të tjerë oastaj. Të gjithë vrapojnë dhe markojnë, por dikush stonon në këtë të fundit.

Ledio, si rrallë herë, reparti më në formë është sulmi, kemi sulmues pafund. Maran po provon të luajë një futboll ofensivë, beson se kjo do të jetë filozofia e re e ekipit përfaqësues, apo do rikthehemi shpejt të bëjmë Shqipërinë, pra një ekip jo i madh

Në bazë të ekipeve që ke përballë, ashtu duhet të luash. Ne jemi ekip që duhet të kemi grupin, duhet të jemi kompakt që të luftojmë të gjithë për një dhe një për të gjithë. Ne duhet të jemi grup që secili të bëjë punën e vet. Në kohët e fundit, lojtarët e sulmit kanë shënuar në ekipet e tyre.

Mirë, flasim pak për sfidën e së shtunës, nuk na ecën shumë Ledio me Finlandën, nuk kemi bilanc pozitiv, një ekip i ftohtë, çfarë ndeshje pret, si mendon se do të luajmë?

Duhet të jemi shumë të sigurtë në lojën që duhet të bëjmë. Do të jetë ndeshje e vështirë, pavarësisht se barazuan me Bjellorusinë. Me ne do jenë të “karikuar”. Do jetë plus i madh nëse ne fitojmë këtë ndeshje, me luftë patjetër. Ata janë ekip që vrapojnë pafund.

Ne, me të drejtë shohim nga e ardhmja, por besoj se Maran sheh të tashmen, fundja ka një kontratë, ka objektiva. A do të ishte një zhgënjim nëse nuk e mbyllim këtë grup në krye?

Unë besoj se po, do të ishte zhgënjim.

Related Posts

Egnatia nis rrugëtimin historik në fazën e ligës të UEFA Conference League, nesër përballë Midtjylland në “Air Albania” – Balkanweb.com – News24
Sport

Egnatia nis rrugëtimin historik në fazën e ligës të UEFA Conference League, nesër përballë Midtjylland në “Air Albania” – Balkanweb.com – News24

14/10/2026
DigitAlb, një ofertë e plotë për adhuruesit e futbollit – Balkanweb.com – News24
Sport

DigitAlb, një ofertë e plotë për adhuruesit e futbollit

14/10/2026
DigitAlb, një ofertë e plotë për adhuruesit e futbollit – Balkanweb.com – News24
Sport

DigitAlb, një ofertë e plotë për adhuruesit e futbollit – Balkanweb.com – News24

14/10/2026
Përballja e “zjarrit”, Teuta kryesuese, prova për titullin nis ndaj Dinamos – Balkanweb.com – News24
Sport

Përballja e “zjarrit”, Teuta kryesuese, prova për titullin nis ndaj Dinamos – Balkanweb.com – News24

14/10/2026
Një zhvillim shumë i rëndësishëm për futbollin shqiptar – Balkanweb.com – News24
Sport

Përfundon me sukses kursi i parë UEFA Goalkeeper A, Presidenti Duka: Një zhvillim shumë i rëndësishëm për futbollin shqiptar

14/10/2026
Një zhvillim shumë i rëndësishëm për futbollin shqiptar – Balkanweb.com – News24
Sport

Një zhvillim shumë i rëndësishëm për futbollin shqiptar – Balkanweb.com – News24

14/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Egnatia nis rrugëtimin historik në fazën e ligës të UEFA Conference League, nesër përballë Midtjylland në “Air Albania” – Balkanweb.com – News24

Egnatia nis rrugëtimin historik në fazën e ligës të UEFA Conference League, nesër përballë Midtjylland në “Air Albania” – Balkanweb.com – News24

14/10/2026
DigitAlb, një ofertë e plotë për adhuruesit e futbollit – Balkanweb.com – News24

DigitAlb, një ofertë e plotë për adhuruesit e futbollit

14/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al