• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

INTERVISTA/ “Fatura e dështimit i takon Sylvinhos, ja pse”, Pano i drejtëpërdrejtë: U gabua me Muçin dhe Mehmetin, nota ime për kombëtaren…

27/03/2026
INTERVISTA/ “Fatura e dështimit i takon Sylvinhos, ja pse”, Pano i drejtëpërdrejtë: U gabua me Muçin dhe Mehmetin, nota ime për kombëtaren…

Shqipëria pësoi disfatë 2-1 ndaj Polonisë, duke u eleminuar në gjysmëfinalen e Play off të Botërorit. Legjenda e Kombëtares, Ledio Pano, i ftuar në Sport News në News 24, iu përgjigj pyetjeve të gazetares Trevisa Tufa, në lidhje me situatën te kuqezinjtë, të ardhmen e trajnerit dhe shumë pikëpyetje që ngrihen për Shqipërinë.

Ledio, ishim kaq pranë, vetëm 2 hapa larg, çfarë shije të la kjo humbje, cila ishte gjëja e parë që të shkoi ndërmend?

Me thënë të drejtën, para ndeshjes kisha besim që do kalonim, por nuk ndodhi. Ne Europianin e kemi provuar dy herë, ishte momenti i duhur për të provuar Botërorin.

Në sytë e një trajneri dhe një ish lojtari që ke luajtur sfida të mëdha, çfarë nuk shkoi, ku e humbëm ndeshjen?

Nuk e nisëm mirë, ato minutat e para nuk ishim futur në ritmin e lojës, po bënim shumë gabime. Bëmë gabime në pasime, por me kalimin e minutave, morëm situatën në dorë. Pjesa e dytë ishte më e mirë, e morëm veten, patëm raste të pastra. Më saktë, nuk ishin raste, ishin dy gola të dhuruar për të dalë të loja e saj. Unë do e vendos theksin te minutat e pakta që kishin në këmbë lojtarët.

 

 

Ledio, në futboll faturën në fund e paguan trajneri, janë zgjedhjet e tij, por ne kemi të drejtën të analizojmë. E para, si t’u duk formacioni që përzgjodhi? Do kishte ndryshuar diçka?

Tani pas ndeshjes, pas eliminimit mund të flasim shumë gjëra. Ajo gjë që është e sigurtë, të gjithë sportdashësit donin Muçin dhe Mehmetin. Me ndeshjet që kanë bërë, kanë dhënë maksimumin. Kombëtarja ndryshon nga ekipet, kombëtarja kërkon që lojtarët të jenë në 100 % të tyre. Gabimi i Sylvinhos ishte që nuk aktivizoi Muçin dhe Mehmetin.

Në këto 3 vite, Sylvinho është gjykuar për mënyrën se si lexon ndeshjen, apo ndryshimet. Në sfidën më të rëndësishme, aktivizoi Pilon, një lojtar që vjen për herë të parë, mbase nuk i njeh të gjithë shokët në përfaqësuese. Topi i artë i erdhi në këmbë atij dhe e shpërdoroi …

Duhet të themi diçka, jo më kot fola për Muçin dhe Mehmetin, duhet t’i aktivizonte më tepër. Për mua duhet të ishin titullar. Ndikuan edhe mungesat e Manaj dhe Daku. Besoj që e gjithë fatura i shkon Sylvinhos. Nuk e shikojmë si tifozë, por si specialistë.

Pas ndeshjes, Sylvinho u shpreh se zgjodhëm lojtarët që kemi punuar këtë vit,  pse ky rregull nuk funksionon për Muçin? Pse duhet aktivizuar lojtari më në formë në minutën e 82-të?

Ai do mbrojë veten e vet dhe ka të drejtën të flasi atë që dëshiron. Edhe ne kemi luajtur futboll, jo me Barcelonën, por kemi luajtur. Problemi është se Muçi e Mehmeti duhet të ishin në fushë.

Pas golit të dytë të Polonisë, pas minutës së 73-te, kishte më shumë se 20 minuta lojë. A duhet të guxonte më shumë, qofte me Mehmetin apo Muçin? Nuk kishim se çfarë humbisnim besoj…

Edhe Messi po të hynte në minutën e 82-të, nuk bën gjë. Nëse Muçi dhe Mehmeti janë në formë, normalisht që do i fusësh. Bajrami te Rangers nuk luan, pamë që Mitaj nuk ishte në formën e duhur. Broja pa minuta fare. Shehu ishte nga më të mirët, pasi ka minutazh. Laçi u përpoq, por nuk ka talent dhe cilësi të të nxjerrë nga “selameti”.

Ledio, duke pasur parasysh të gjithë fushatën kualifikuese të Botërorit, e mbyllëm në vendin e dytë, shkruan në “play-off”. Dua një përgjigje të thatë. Me çfarë note do e vlerësoje?

Shqipëria ka patur luhatje, kemi patur ndeshje që kemi luajtur mirë, kemi patur ndeshje që nuk kemi luajtur mirë. Unë e vlerësoj me 6.5, do ishte shumë. Padiskutim që kaluese, pasi shkuam në Play Off.

Në këto 3 vite, duhet vlerësuar padiskutim Sylvinho, shkuam në Evropian, prekëm “play-off” të Botërorit për herë të parë. Është nën kontratë deri në muajin korrik. A duhet të vazhdojmë me Sylvinhon?

Këto janë ato pyetjet jo të vështira, por çdo njeri do t’i anashkalojë. Unë dua të jem i pastër me veten timë. Sylvinho nuk duhej të vazhdonte që para eleminatoreve. Duke shkuar në Europian, ishte diçka e detyruar. Tani nuk besoj se do i marrë diçka më shumë këtij ekipi.

 


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Gjysmëfinalja e Play Off të Botërorit, Poloni-Shqipëri për rekord
Sport

Gjysmëfinalja e Play Off të Botërorit, Poloni-Shqipëri për rekord

27/03/2026
“Porta u zvogëlua… Nuk ishim të saktë”, Kona për Poloni-Shqipëri: Lëvizjet e Sylvinhos, të vonuara dhe të gabuara
Sport

“Porta u zvogëlua… Nuk ishim të saktë”, Kona për Poloni-Shqipëri: Lëvizjet e Sylvinhos, të vonuara dhe të gabuara

27/03/2026
Risi në Suzuka/ FIA ndryshon rregullat, kufizohet rikarikimi i energjisë në kualifikuese
Sport

Risi në Suzuka/ FIA ndryshon rregullat, kufizohet rikarikimi i energjisë në kualifikuese

27/03/2026
Risi në Suzuka/ FIA ndryshon rregullat, kufizohet rikarikimi i energjisë në kualifikuese
Sport

Risi në Suzuka/ FIA ndryshon rregullat, kufizohet rikarikimi i energjisë në kualifikuese

27/03/2026
Ndryshime në listën e Kombëtares, largohen dy lojtarë
Sport

Ndryshime në listën e Kombëtares, largohen dy lojtarë

27/03/2026
“Abissnet Superiore” në statistika/ Dinamo City ekipi me sulmin më të mirë, Egnatia & AF Elbasani skuadrat që kanë pësuar më pak gola
Sport

Egnatia beson, diferenca minimale me sezonet e titullit

27/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Gjysmëfinalja e Play Off të Botërorit, Poloni-Shqipëri për rekord

Gjysmëfinalja e Play Off të Botërorit, Poloni-Shqipëri për rekord

27/03/2026
“Porta u zvogëlua… Nuk ishim të saktë”, Kona për Poloni-Shqipëri: Lëvizjet e Sylvinhos, të vonuara dhe të gabuara

“Porta u zvogëlua… Nuk ishim të saktë”, Kona për Poloni-Shqipëri: Lëvizjet e Sylvinhos, të vonuara dhe të gabuara

27/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al