• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Egnatia beson, diferenca minimale me sezonet e titullit

27/03/2026
“Abissnet Superiore” në statistika/ Dinamo City ekipi me sulmin më të mirë, Egnatia & AF Elbasani skuadrat që kanë pësuar më pak gola

Egnatia vazhdon të mbetet një nga skuadrat më konkurruese në futbollin shqiptar, edhe në një sezon që nuk ka qenë aspak i lehtë për rrogozhinasit. Pas 29 javësh, Egnatia ka grumbulluar 51 pikë, duke qëndruar plotësisht në garë si për titullin kampion, ashtu edhe për Kupën ku ka shkuar deri në gjysmëfinale dhe përballë do të ketë skuadrën e Elbasanit.

Ky edicion është karakterizuar nga shumë vështirësi. Skuadra u përball me largimin e disa prej lojtarëve kryesorë gjatë merkatos, elementë që kishin qenë vendimtarë në sukseset e mëparshme. Për më tepër, dëmtimet e shumta gjatë sezonit kanë ndikuar ndjeshëm në stabilitetin e formacionit, ndërsa edhe penalizimet e ndryshme kanë komplikuar rrugëtimin e ekipit në momente kyçe. Megjithatë, pavarësisht këtyre faktorëve, Egnatia ka arritur të ruajë një nivel të lartë performance dhe të mbetet në garë në të dy frontet.

KRAHASIMI

Kur jemi pranë fundit të kampionatit, është koha për të bërë edhe disa bilance, duke e lidhur gjendjen e skuadrës me dy vitet e kaluara kur edhe në fund u shpall kampion. Krahasimi me sezonin 2024-2025 tregon se diferenca është minimale, pasi aktualisht ka vetëm dy pikë më pak (51 kundrejt 53), çka e mban ekipin në një linjë të ngjashme me ecurinë e një viti më parë. Ndërkohë, në raport me sezonin 2023- 2024, diferenca është prej 3 pikësh në aspektin e ritmit të përgjithshëm, pasi në atë periudhë Egnatia kishte 54 pikë pas 29 javësh, vetëm 3 më shumë se këtë sezon.

Këto të dhëna tregojnë se, edhe pse këtë edicion ka më pak pikë krahasuar me dy sezonet kur u shpall kampione, skuadra ka ruajtur një koherencë të dukshme në performancë. Kjo vazhdimësi e bën Egnatian një pretendent serioz deri në fund, me mundësi reale për ta mbyllur sezonin me trofe, pavarësisht të gjitha vështirësive që ka kaluar. Megjithatë, deri në fund pritet të jetë një garë e fortë, për më tepër që rrogozhinasit nuk janë mësuar shumë të jenë në rolin e ndjekëses dhe po hasin vështirësi për të bërë parakalimin ndaj Vllaznisë dhe Elbasanin që ndajnë kreun me dy pikë më shumë sesa kampionët në fuqi.

© BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Gjysmëfinalja e Play Off të Botërorit, Poloni-Shqipëri për rekord
Sport

Gjysmëfinalja e Play Off të Botërorit, Poloni-Shqipëri për rekord

27/03/2026
“Porta u zvogëlua… Nuk ishim të saktë”, Kona për Poloni-Shqipëri: Lëvizjet e Sylvinhos, të vonuara dhe të gabuara
Sport

“Porta u zvogëlua… Nuk ishim të saktë”, Kona për Poloni-Shqipëri: Lëvizjet e Sylvinhos, të vonuara dhe të gabuara

27/03/2026
Risi në Suzuka/ FIA ndryshon rregullat, kufizohet rikarikimi i energjisë në kualifikuese

Ndryshime në listën e Kombëtares, largohen dy lojtarë
Sport

Ndryshime në listën e Kombëtares, largohen dy lojtarë

27/03/2026
“Abissnet Superiore” në statistika/ Dinamo City ekipi me sulmin më të mirë, Egnatia & AF Elbasani skuadrat që kanë pësuar më pak gola
Sport

Egnatia beson, diferenca minimale me sezonet e titullit

27/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Gjysmëfinalja e Play Off të Botërorit, Poloni-Shqipëri për rekord

Gjysmëfinalja e Play Off të Botërorit, Poloni-Shqipëri për rekord

27/03/2026
“Porta u zvogëlua… Nuk ishim të saktë”, Kona për Poloni-Shqipëri: Lëvizjet e Sylvinhos, të vonuara dhe të gabuara

“Porta u zvogëlua… Nuk ishim të saktë”, Kona për Poloni-Shqipëri: Lëvizjet e Sylvinhos, të vonuara dhe të gabuara

27/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al