• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Tre mungesa të rëndësishme për Egnatian ndaj Bylisit, rikthehet vetëm Xhemajli

29/03/2026
E BUJSHME/ Lëvizje e papritur tek Egnatia, lë të lirë lojtarin që u shpall kampion dhe është pjesë e kombëtares së…

Egnatia vjen në prag të sfidës së fundjavës së ardhshme ndaj Bylisit me jo pak probleme, në një moment delikat të sezonit ku çdo mungesë peshon dyfish.

Rrogozhinasit përballen jo vetëm me presionin e rezultatit, por edhe me një situatë të brendshme të komplikuar që prek si pankinën, ashtu edhe formacionin. Ashtu si në përballjen ndaj Elbasanit, edhe këtë fundjavë Egnatia pritet të jetë sërish pa praninë e stafit teknik në pankinë. Një situatë e pazakontë, që ndikon drejtpërdrejt në menaxhimin e ndeshjes, sidomos në momente kyçe ku vendimet taktike bëjnë diferencën. Megjithatë, kjo tashmë duket si një problem “i zakonshëm” krahasuar me atë që po ndodh me repartin e lojtarëve.

MESFUSHA NË EMERGJENCË – Goditja më e madhe vjen nga mungesat për shkak kartonësh, që praktikisht e lënë ekipin të cunguar në një nga repartet më të rëndësishme. Kapiteni Albano Aleksi do të mungojë sërish, duke vuajtur një pezullim të gjatë prej pesë ndeshjesh. Një mungesë që rëndon jo vetëm në aspektin teknik, por edhe në lidershipin brenda skuadrës. Atij i shtohet edhe Altin Kryeziu, i cili ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë dhe detyrohet të qëndrojë jashtë. Ndërkohë, Flamur Ruçi është i pezulluar pas kartonit të kuq, duke e komplikuar edhe më shumë situatën. Me këto mungesa, Egnatia praktikisht mbetet pa boshtin e mesfushës, duke detyruar trajnerin të improvizojë. Spostimet dhe “arnimet” duken të pashmangshme, ndërsa alternativa të reja do të duhet të provohen në një ndeshje ku gabimet nuk falen. Në këto kushte, tekniku Edlir Tetova pritet të bëjë zgjedhje të detyruara, duke riorganizuar repartet dhe duke i besuar lojtarëve që zakonisht nuk kanë pasur shumë minuta. Kjo situatë mund të sjellë edhe surpriza, por mbetet për t’u parë nëse ekipi do të arrijë të ruajë ekuilibrin në fushë.

RIKTHIMI – Në mes të gjithë këtyre problemeve, lajmi pozitiv vjen nga mbrojtja. Arbenit Xhemajli rikthehet në dispozicion pasi ka shlyer pezullimin e tij. Mungesa e tij u ndje në sfidën e fundit dhe prezenca në këtë takim pritet të sjellë më shumë siguri në repartin difensiv. Përballë Bylisit, Egnatia nuk do të ketë luksin e zgjedhjeve të plota, por do të duhet të mbështetet te forca e grupit dhe organizimi. Në një situatë të tillë, ndeshja merr një dimension tjetër: më shumë se sa një duel i zakonshëm, është një test karakteri për rrogozhinasit


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Napoli mund pastër Carraresen, vjen fitorja e parë për nënkampionët në drejtimin e Max Allegri-t
Sport

Napoli mund pastër Carraresen, vjen fitorja e parë për nënkampionët në drejtimin e Max Allegri-t

27/07/2026
“Tërmet” në Itali, Andrea Pirlo nuk do të jetë trajner i “azzurrëve”, Maldini-Leonardo drejt dorëheqjes
Sport

“Tërmet” në Itali, Andrea Pirlo nuk do të jetë trajner i “azzurrëve”, Maldini-Leonardo drejt dorëheqjes

27/07/2026
Sport

“A është Tajson Furi këtu?”, Xhoshua nuk përmbahet pas triumfit ndaj Prengës: Do t’ia shqyej zemrën! Jam kampioni më i ashpër dhe më i pamëshirshëm që ka ekzistuar

27/07/2026
Jasir Asani i jep fund dilemave, futbollisti i Kombëtares shqiptare del në stërvitje me…
Sport

U rikthye në Iran, Jasir Asani ka një mesazh për tifozët e Esteghal

26/07/2026
VIDEO/ Prenga hodhi 2 herë në tapen Joshuan në raundin e parë, në të dytin boksieri britanik mori në kontroll duelin
Sport

VIDEO/ Prenga hodhi 2 herë në tapet Joshuan në raundin e parë, në të dytin boksieri britanik mori në kontroll duelin

26/07/2026
Jasir Asani i jep fund dilemave, futbollisti i Kombëtares shqiptare del në stërvitje me…
Sport

U rikthye në Iran, Jasir Asani ka një mesazh për tifozët e Esteghal

26/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Napoli mund pastër Carraresen, vjen fitorja e parë për nënkampionët në drejtimin e Max Allegri-t

Napoli mund pastër Carraresen, vjen fitorja e parë për nënkampionët në drejtimin e Max Allegri-t

27/07/2026
“Tërmet” në Itali, Andrea Pirlo nuk do të jetë trajner i “azzurrëve”, Maldini-Leonardo drejt dorëheqjes

“Tërmet” në Itali, Andrea Pirlo nuk do të jetë trajner i “azzurrëve”, Maldini-Leonardo drejt dorëheqjes

27/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al