• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Bylisi kërkon reagim ndaj Dinamos, Josa mendon për ndryshime

09/04/2026
Bylisi kërkon reagim ndaj Dinamos, Josa mendon për ndryshime

Bylisi është fokusuar maksimalisht te përballja me Dinamon, me ballshiotët që synojnë rikthimin te fitorja pas humbjes së fundit në Rrogozhinë. Në Ballsh, skuadra ka nisur grumbullimin që prej së hënës, ndërsa ambienti është i përqendruar dhe i organizuar, me objektiv të qartë: tre pikët ndaj “bluve”. Megjithatë, bëhet fjalë për një sfidë delikate, për vetë cilësinë që zotëron Dinamo.

Pavarësisht kësaj, Bylisi do të kërkojë të “nxjerrë dhëmbët” në fushën e vet, edhe për shkak të nevojës urgjente për pikë, pasi çdo hap fals do të ndërlikonte më tej pozitat në renditje. Nga ana e formës, Abubakar Kamara paraqitet në gjendje shumë të mirë, ashtu si edhe Koxhi, i cili ishte aktiv në Rrogozhinë dhe pritet të jetë gati për një tjetër betejë si titullar. Bruno gjithashtu duket në rritje, ndërsa Olavio vijon të jetë larg formës optimale fizike dhe vetëm në fundjavë do të vendoset nëse sulmuesi brazilian do të jetë i gatshëm për sfidën ndaj Dinamos. Në ndeshjen e fundit, trajneri Mirel Josa provoi një modul me Vieira dhe Koxhi në sulm, të mbështetur nga Përgjoni, por ofensiva rezultoi e pafuqishme për të gjetur golin. Problemet në repartin ofensiv janë bërë të dukshme në këtë fazë të dytë të kampionatit, sidomos pas largimit të Mustafa.

SKEMA DHE DILEMAT

Pritet që Josa të ndërhyjë në formacion pas disfatës në Rrogozhinë. Ndryshime mund të ketë si në mbrojtje, ashtu edhe në repartin ofensiv. Në vijën e parë, një opsion është aktivizimi i Fokam nga minuta e parë, duke parë forcën e tij fizike dhe prezencën në duelet ajrore. Megjithatë, trajneri nuk pritet të heqë dorë nga skema bazë 4-4-2, edhe pse gjatë fazës sulmuese skuadra shpesh transformohet në 3-4-3.

Dinamo mbetet një kundërshtar me shumë cilësi, sidomos në krahë, ku disponon lojtarë të shpejtë dhe teknikë. Për këtë arsye, Bylisi duhet të jetë i kujdesshëm në organizimin mbrojtës, por njëkohësisht të kërkojë me ngulm fitoren, ashtu siç bëri në përballjen e mëparshme në Ballsh, ku arriti të mposhtte “blutë”. Ndërkohë, brenda një jave, ballshiotët do të kenë mundësinë të studiojnë më në detaje kundërshtarin, edhe në kuadër të përballjes gjysmëfinale ndaj Vllaznisë, çka do të shërbejë si një tjetër tregues për gjendjen aktuale të Dinamos.

Related Posts

Boks/ Bie Prenga, Joshua fiton në duelin historik
Sport

Boks/ Bie Prenga, Joshua fiton në duelin historik

26/07/2026
Ekipe në Europë përfitojnë nga largimet e “demave”, tre prej tyre do jenë menjëherë në aktivitet
Sport

Situatë e trazuar te Partizani/ Merkato me shumë largime, nga drejtori sportiv te titullarët

25/07/2026
FORMULA 1/ Dopietë në prova, Ferrari e nis me dominim në Hungari
Sport

FORMULA 1/ Dopietë në prova, Ferrari e nis me dominim në Hungari

25/07/2026
“Dora” e Dedes po duket, Egnatia fiton një ADN të re. Çfarë ka ndryshuar trajneri tiranas te kampionët
Sport

“Dora” e Dedes po duket, Egnatia fiton një ADN të re. Çfarë ka ndryshuar trajneri tiranas te kampionët

25/07/2026
“Mrekullitë” e futbollit shqiptar, faza e katërt dhuron shifra jashtë normales për katër ekipet që mbyllin Superioren
Sport

Miqësorja e parë e Tiranës, bardheblutë do të luajnë kundër futbollistit të Kombëtares shqiptare

25/07/2026
“Mrekullitë” e futbollit shqiptar, faza e katërt dhuron shifra jashtë normales për katër ekipet që mbyllin Superioren
Sport

Miqësorja e parë e Tiranës, bardheblutë do të luajnë kundër futbollistit të Kombëtares shqiptare

25/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Si lindi minibari në hotele? Historia e idesë që revolucionarizoi industrinë e hotelerisë

Si lindi minibari në hotele? Historia e idesë që revolucionarizoi industrinë e hotelerisë

26/07/2026
Boks/ Bie Prenga, Joshua fiton në duelin historik

Boks/ Bie Prenga, Joshua fiton në duelin historik

26/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al