Ernest Muçi është kthyer sot në stërvitje me Trabzonsporin, siç edhe pritej. Mesfushori me tipare sulmuese po provon që të jetë i gatshëm për ndeshjen e 11 prillit.
Seanca e sotme shërbeu si test, ndërsa vendimi final nuk është marrë akoma. Ndeshja me Alanjaspor është programuar më 11 prill.
Gjasat janë të pakta që Muçi të marrë minuta, megjithatë mund të rikthehet në stol. Trabzonspori po kalon një formë të shkëlqyer ndërkohë në kampionat, ndërsa synon titullin kampion.
Ky është edhe sprinti final për Muçin që mbetet i huazuar. Më pas Trabzonspori mund të aktivizojë opsionin e blerjes së kartonit.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb









