• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Incidenti me armë në Ferizaj, një muaj paraburgim për reperin Buta

13/04/2026
Incidenti me armë në Ferizaj, një muaj paraburgim për reperin Buta

Gjykata Themelore në Ferizaj ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji ndaj reperit Betim Januzi, i njohur për publikun si Buta. Sipas autoriteteve, rasti ka të bëjë me një përleshje mes dy personave, e cila ka eskaluar deri në përdorimin e një arme të ftohtë dhe një arme zjarri, duke rrezikuar jetën e të përfshirëve dhe të personave përreth. Pas shqyrtimit të provave dhe mbajtjes së seancës dëgjimore, gjykata ka vlerësuar se ekziston dyshim i bazuar për kryerjen e veprave penale dhe ka aprovuar kërkesën e Prokuroria Themelore në Ferizaj për caktimin e paraburgimit, shkruan Telegrafi.

Njoftimi i plotë:

“Ferizaj, 13 prill 2026 – Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni Penal, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve E.H., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale lëndimi i rëndë trupor nga neni 186 paragrafi 1; dhe B.J., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale shkaktim i rrezikut të përgjithshëm nga neni 356 paragrafi 1; dhe veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtarja e procedurës paraprake në Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni Penal, Alba Makolli, ka vlerësuar se: I Ndaj të pandehurit E.H., ekziston dyshimi i bazuar, se me 11 prill 2026, rreth orës 20:15, në një rrugë në Ferizaj, saktësisht në parkingu afer lokalit E., pas një fjalosje të qasshme i ka shkaktuar lëndime trupore të dëmtuarit/pandehurit B.J., ashtu që derisa i dëmtuari parkon veturën e tij mbrenda parkingut dhe derisa del nga vetura i pandehuri i drejtohet me fjalët se “ku je o B. mangupi”, pastaj e ka sulmuar me një thikë duke e goditur me dorëz të thikës në nofullën e majtë, pastaj ka tentuar ta godas me thikë në kokë, ndërsa duke u mbrojtue i dëmtuari me dorë e kap tehun e thikës me ç’rast e pren dorën dhe gjatë përleshjes rrezohet në tokë dhe lëndohet edhe në krahun e majtë me ç’rast i shkakton lëndime trupore për te cilat posedon raport mjekësor.

II Ndaj të pandehurit B.J., ekziston dyshimi i bazuar se me datë, kohë dhe vend të njëjtë si në piken I, ka shkaktuar rrezik të madh për pasurinë dhe jetën e njerëzve, në një rrugë në Ferizaj, saktësisht në parkingu afer lokalit E., në atë mënyrë që derisa ishin duke u përleshur me të E.H., nga qanta e tij nxjerr një pistolet e llojit VD-9 4.0 gjuan/shkrep dy herë në drejtim të tokës dhe pasiqë vazhdon rrahja mes tyre, kjo pistolet i bei në tokë.IIIGjithashtu, ekziston dyshimi i bazuar se nga data e pacaktuar e deri me datë 11 prill 2026, ka poseduar armë në mënyrë të paautorizuar dhe në kundërshtim me Ligjin e zbatueshëm për armët, ashtuqë ka poseduar një pistolet e llojit VD-9 4.0 Made in USA, nr.serik GM., cal 9 mm si dhe 13 fishek për të cilen nuk kishte autorizim dhe leje nga organet kompetente dhe e njëjta i sekuestrohet.

Gjyqtarja e procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtëve i`u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij”.

Related Posts

Thirrje për bojkot të koncertit, Aurela Gaçe ‘shpërthen’ ndaj protestuesve: Kjo që bëni është dhunë
Kryesore

Thirrje për bojkot të koncertit, Aurela Gaçe ‘shpërthen’ ndaj protestuesve: Kjo që bëni është dhunë

04/07/2026
Einxhel Shkira i kthehet ashpër Ramës pas deklaratës për shqiptarët jashtë kufijve: “Çfarë hipokrizie t’u thuash bashkëkombasve të tu se nuk përkasin në Shqipëri”
Paparazzi

Einxhel Shkira i kthehet ashpër Ramës pas deklaratës për shqiptarët jashtë kufijve: “Çfarë hipokrizie t’u thuash bashkëkombasve të tu se nuk përkasin në Shqipëri”

22/06/2026
Paparazzi

Këngëtari legjendar Peabo Bryson pëson goditje në tru

20/06/2026
Paparazzi

Michael Fassbender zbulon pa dashje emrin e djalit gjatë një interviste televizive

20/06/2026
Paparazzi

Jennifer Lopez pranon: Duhej ta përqafoja beqarinë shumë më herët

20/06/2026
Paparazzi

E rëndë/ Futbolli në zi, ndahet nga jeta në moshën 22-vjeçare sulmuesi i Elbasanit, Fatjon Bunjaku

20/06/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Vllaznia turpërohet në Conference League, Malisheva e eleminon me…5 gola

Vllaznia turpërohet në Conference League, Malisheva e eleminon me…5 gola

15/07/2026
Dinamos i duhet mrekulli ndaj Astanës, Ilir Daja flet nga Kazakistani: Më e bukur kur është e vështirë

Dinamos i duhet mrekulli ndaj Astanës, Ilir Daja flet nga Kazakistani: Më e bukur kur është e vështirë

15/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al