• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Shqipëria cinike, por sulmi kuqezi nuk krijon. Statistikat për skuadrën e Silvinjos

15/04/2026
Befason Sylvinho, 3 lojtarë përfundojnë në tribunë, mes tyre edhe “makthi” i Polonisë

Kombëtarja sh qiptare mbylli një fazë shumë pozitive të kualifikueseve, duke mbajtur vendin e dytë me 14 pikë pas 8 ndeshjesh që zhvilloi në një grup relativisht të vështirë me kundërshtarë si Anglia e Serbia. Në pamje të parë, ky është një tregues i qartë i një fushate të suksesshme pasi kuqezinjtë kishin vetëm 5 gola të pësuar dhe një seri rezultatesh që e kualifikuan Shqipërinë për në “play off” të Kupës së Botës.

Megjithatë, kur shifrat analizohen më thellë, sidomos përmes golave të shënuar, golave të pësuar dhe statistikave të avancuara si xG (mundësitë e golave), del në pah një realitet më ndryshe, pasi Shqipëria është një ekip që funksionon shumë mirë në mbrojtje, por ka limite të dukshme në ndërtimin dhe finalizimin e golave.

GOLAT E SHËNUAR- Shqipëria pat realizuar vetëm 7 gola në 8 ndeshje, një shifër që pasqyron qartë mungesën e prodhimit ofensiv të qëndrueshëm. Edhe pse skuadra arriti të marrë pikë të rëndësishme, mënyra se si vijnë golat tregon një model loje më shumë të bazuar te momentet individuale sesa te një mekanizëm i konsoliduar sulmues. Rei Manaj është golashënuesi kryesor me 3 gol, i cili ka thyer edhe pritshmërinë duke qenë se xG (mundësinë e golave) e kishte 2.7, duke treguar një efikasitet relativisht të mirë para portës. Kristjan Asllani ka kontribuar gjithashtu ndjeshëm me 2 gola nga 1.5 xG, duke sjellë një ndihmë shtesë nga mesfusha. Ndërkohë, Arbër Hoxha dhe Myrto Uzuni kanë shtuar nga një gol secili, por pa arritur të krijojnë një vazhdimësi.

Problemi bëhet më i dukshëm kur shikohet pjesa tjetër e repartit ofensiv, ku disa lojtarë nuk kanë arritur të ndikojnë fare në shifra. Nedim Bajrami me 1.3 xG pa asnjë gol të shënuar dhe këtu një nga rastet më flagrante ishte ai i humbur në Leskovc ndaj Serbisë, teksa nuk llogaritet rasti me Poloninë në Varshavë, pasi i përket një faze tjetër dhe jo asaj në grupe. Armando Broja me 0.0 xG dhe 0 gola janë shembuj që tregojnë mungesë finalizimi, por edhe mungesë të pozicionimit në zona të rrezikshme. Në këtë kontekst, Shqipëria nuk duket si një ekip që krijon shumë raste, por si një skuadër që pret momentin e duhur për të goditur.

GOLAT E PËSUAR- Në fazën mbrojtëse, Shqipëria ka qenë dukshëm më e qëndrueshme. Vetëm 5 gola të pësuar në 8 ndeshje e vendosin skuadrën mes më të mirave të grupit në këtë aspekt dhe tregojnë qartë disiplinën taktike të instaluar nga stafi teknik. Megjithatë, një analizë më e detajuar tregon një model interesant pasi 4 nga 5 golat e pësuar kanë ardhur ndaj Anglisë, në dy humbje identike 2-0 dhe 0-2, ndërsa goli tjetër është pësuar në transfertë ndaj Letonisë. Kjo do të thotë se kundër pjesës tjetër të kundërshtarëve në grup, Shqipëria ka ruajtur portën e paprekur, duke qenë perfektë në mbrojtje. Ky kontrast tregon se mbrojtja funksionon shumë mirë në ndeshje të kontrolluara, por has vështirësi të dukshme kur përballet me kundërshtarë të nivelit të lartë dhe presion më të madh ofensiv. Në përgjithësi, sistemi defensiv mbetet baza kryesore e rezultateve të deritanishme.

STATISTIKAT PËR NDESHJE- Statistikat e golave që pritet të shënohen në një ndeshje (xG) konfirmojnë atë që shihet edhe në fushë, ku Shqipëria krijon pak dhe nuk arrin gjithmonë të shfrytëzojë rastet që ka. Diferenca mes xG dhe golave të realizuar tregon një efikasitet relativ, por jo një volum të mjaftueshëm rastesh për një ekip që synon kualifikimin nëpër turne madhor. Rei Manaj dhe Kristjan Asllani janë ndër të paktët që kanë arritur të konvertojnë pritshmëritë në gola, ndërsa mungesa e produktivitetit nga lojtarë si Nedim Bajrami dhe Armando Broja thekson mungesën e vazhdimësisë në fazën sulmuese.

Në thelb, xG tregon se Shqipëria nuk është një ekip që dominon përmes krijimit të rasteve, por një skuadër që mbështetet te efikasiteti dhe organizimi për të marrë rezultate. Në tërësi, Shqipëria e Silvinjos paraqitet si një ekip i balancuar në renditje, por jo i plotë në lojë. Mbrojtja solide dhe disiplina kanë sjellë pikë të rëndësishme, por mungesa e prodhimit ofensiv dhe krijimit të rasteve mbetet një shqetësim real. Ky kombinim mund të funksionojë në faza të caktuara, por në ndeshje vendimtare ndaj kundërshtarëve më cilësorë, Shqipëria do të duhet të gjejë mënyra të reja për të krijuar më shumë dhe për të mos u varur vetëm nga efikasiteti individual, ashtu siç edhe ndodhi me Poloninë, ku gabimet individuale sollën eliminimin e kuqezinjve.

Screenshot 2026-04-15 185813


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Mitaj shkëlqen në Champions-in e Azisë, paraqitje pozitive e mbrojtësit kuqezi
Sport

Mitaj shkëlqen në Champions-in e Azisë, paraqitje pozitive e mbrojtësit kuqezi

15/04/2026
Gjimshiti, një “kockë” e vërtetë, rikuperim rekord, rikthehet në Champions
Sport

Atalanta sfidon një rival për Europën, Gjimshiti përballë njeriut që i ka borxh karrierën

15/04/2026
Partizani ia ndjen mungesën një lojtari të tillë, ish-kapiteni i të kuqve zgjidhet në formacionin e javës pas paraqitjes me gol dhe asist
Sport

Partizani ia ndjen mungesën një lojtari të tillë, ish-kapiteni i të kuqve zgjidhet në formacionin e javës pas paraqitjes me gol dhe asist

15/04/2026
Kualifikueset e Kampionatit Europian U-19 për vajza/ Shqipëria fiton ndaj Lihtenshtejnit dhe e mbyll grupin në vendin e dytë
Sport

Kualifikueset e Kampionatit Europian U-19 për vajza/ Shqipëria fiton ndaj Lihtenshtejnit dhe e mbyll grupin në vendin e dytë

15/04/2026
Partizani ia ndjen mungesën një lojtari të tillë, ish-kapiteni i të kuqve zgjidhet në formacionin e javës pas paraqitjes me gol dhe asist
Sport

Partizani ia ndjen mungesën një lojtari të tillë, ish-kapiteni i të kuqve zgjidhet në formacionin e javës pas paraqitjes me gol dhe asist

15/04/2026
Kategoria e Parë/ Trajnerët e ekipeve Kombëtare përzgjedhin formacionin & trajnerin më të mirë të javës së 25-të
Sport

Kjo javë mund të kurorëzojë Superioren e korçarëve. Skënderbeu, mendjen te Kastrioti dhe veshët në Kurbin

15/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Befason Sylvinho, 3 lojtarë përfundojnë në tribunë, mes tyre edhe “makthi” i Polonisë

Shqipëria cinike, por sulmi kuqezi nuk krijon. Statistikat për skuadrën e Silvinjos

15/04/2026
Rikthehet historia e Keijsit dhe Inës? Videoja që i “nxori zbuluar” në rrjet

Rikthehet historia e Keijsit dhe Inës? Videoja që i “nxori zbuluar” në rrjet

15/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al