• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ndryshimi i trajnerit, klubi i Superiores përgënjeshtron lajmet

17/04/2026
Ndryshimi i trajnerit, klubi i Superiores përgënjeshtron lajmet

KF Teuta ka reaguar zyrtarisht për të hedhur poshtë spekulimet e fundit rreth stolit të skuadrës, duke konfirmuar se trajneri Enkeleid Dobi vijon të jetë nën kontratë dhe se marrëveshja mes palëve do të respektohet deri në fund. Klubi dënon ashpër lajmet e publikuara në disa media për një marrëveshje të mundshme me një trajner tjetër (Edlir Tetova), duke i cilësuar ato si të pavërteta dhe dashakeqe, që synojnë të dëmtojnë imazhin e klubit.

 

Njoftimi:

KF Teuta kërkon të sqarojë tifozët dhe opinionin publik se trajneri Enkeleid Dobi është nën kontratë me klubin dhe palët do të respektojnë marrëveshjen e firmosur në fillim të sezonit.

Dënojmë me forcë zërat se klubi ka rënë dakord me një trajner tjetër dhe hedhim poshtë këto spekulime të shëmtuara të publikuara në disa media.

Këto shkrime dashakeqe synojnë të minojnë seriozitetin e klubit dhe të shpërqendrojnë ekipin nga objektivat sezonalë.

KF Teuta garanton tifozët se projekti ynë është ambicioz dhe nuk do të lejojmë askënd të përbaltë punën tonë.

Është e papranueshme që disa media të spekulojnë për ndryshimin e trajnerit pa marrë asnjë informacion nga zyrtarët e klubit.

KF Teuta është e hapur për çdo lloj pyetjeje nga gazetarët, por ata që publikojnë lajme të rreme për interesa të caktuara duhet të mbajnë përgjegjësi.

Drejtuesit e klubit dhe stafi teknik janë të fokusuar maksimalisht vetëm te fusha e blertë, me synimin për ta mbyllur me sukses kampionatin dhe për të ruajtur stabilitetin e projektit.

Ndeshja e radhës ndaj Elbasanit është një sfidë vendimtare, dhe e gjithë vëmendja është përqendruar te kundërshtari dhe përgatitja e ekipit. Ftojmë tifozët të na mbështesin në këtë moment të rëndësishëm të sezonit.


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

E BUJSHME/ “Do sqarohem kur të vijë koha”, Ronaldo lë Portugalinë
Sport

E BUJSHME/ “Do sqarohem kur të vijë koha”, Ronaldo lë Portugalinë

30/09/2026
Tkurret “kolonia” kuqezi në Serie A, Hysaj-Gjimshiti bëjnë gati “valixhet”
Sport

E BUJSHME/ Maran shkatërroi shansin e firmës në Serinë A për Hysajn? Drejtuesi i klubit shkoi ta shihte në San Marino por trajneri e la në stol

30/09/2026
UEFA Nations League / Kombëtarja vijon përgatitjet pas San Marinos, nesër niset drejt Finlandës – Balkanweb.com – News24
Sport

UEFA Nations League / Kombëtarja vijon përgatitjet pas San Marinos, nesër niset drejt Finlandës – Balkanweb.com – News24

30/09/2026
Transformimi i futbollistit të afruar në verë nga Vllaznia! I kritikuari në Shkodër shkëlqen me ekipin përfaqësues – Balkanweb.com – News24
Sport

Transformimi i futbollistit të afruar në verë nga Vllaznia! I kritikuari në Shkodër shkëlqen me ekipin përfaqësues – Balkanweb.com – News24

30/09/2026
Ndeshja e Shqipërisë ndaj Finlandës në Helsinki, shiten 20 mijë bileta
Sport

Ndeshja e Shqipërisë ndaj Finlandës në Helsinki, shiten 20 mijë bileta

30/09/2026
Tkurret “kolonia” kuqezi në Serie A, Hysaj-Gjimshiti bëjnë gati “valixhet”
Sport

E BUJSHME/ Maran shkatërroi shansin e firmës në Serinë A për Hysajn? Drejtuesi i klubit shkoi ta shihte në San Marino por trajneri e la në stol – Balkanweb.com – News24

30/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Të pathënat e mafies shqiptare në burgjet greke, kush janë të “fortët” që bëjnë ligjin në Korydalo

Përleshje në burgun grek, 6 persona të lënduar, mes tyre edhe shqiptarë

01/10/2026
Arrestimi i shefes së SHISH, Presidenca pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë: Hetimet të jenë të pavarura, çështjet individuale të mos kthehen në krizë besimi ndaj shtetit

Bledi Çuçi: Këshilli i Sigurisë Kombëtare do të mblidhet sërish pas auditimit të SHISH!

01/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al