Java e 32-të e kampionatit pritet të vijë me mungesa të rëndësishme për disa skuadra, për shkak të pezullimeve nga kartonët e verdhë të akumuluar. Tek Elbasani, mungesat janë të dyfishta.
Arsen Kasa dhe Xhonatan Lajthia kanë plotësuar numrin e kartonëve dhe nuk do të jenë të gatshëm për sfidën e radhës. Këto mungesa mund të ndikojnë në balancat e skuadrës, sidomos në repartet ku ata kanë qenë të aktivizuar rregullisht. Edhe Bylisi do të duhet të bëjë llogaritë pa Adeduro Olamilekan David, i cili gjithashtu është pezulluar për shkak të katër kartonëve të verdhë.
Një mungesë që vjen në një moment delikat për ekipin. Situata paraqitet më e ndërlikuar te Egnatia, që humbet dy lojtarë: Albano Aleksi dhe Zamig Alijev. Edhe Vllaznia do të vuajë mungesën e Esat Malës, një tjetër lojtar që plotësoi limitin e kartonëve dhe do të mungojë në këtë javë.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb








