Anis Mehmeti realizon një ëndërr të madhe në karrierën e tij, pasi Ipswich Town ka siguruar matematikisht ngjitjen në Premier League. Ipswich arriti një fitore bindëse në javën e fundit të sezonit në Championship, duke triumfuar ndaj Queens Park Rangers me rezultatin 3-0 në stadiumin “Portman Road”.
Përfundimisht Ipswich Town renditet në vendin e dytë dhe nuk ka nevojë të kalojë në fazën e “play-off”. Kujtojmë që sulmuesi kuqezi, Anis Mehmeti ka luajtur 18 ndeshje me këtë skuadër.








