“Duhet kohë, por djemtë e merituan, mbi të gjitha pas atyre gjerave që u thanë këto ditë. Jam i lumtur, zhvilluan një ndeshje të shkëlqyer”. Me këto fjalë e nisi konferencën për shtyp trajneri Robeto Mancini pas suksesit 4-1 përballë Turqisë duke shtuar:
“Kemi nevojë për të gjithë, ky është një rrugëtim i gjatë. Përtej shifrave dhe fitores, djemtë bënë edhe gjëra të tjera të mira. Ishte një ndeshje e vështirë. Tani duhet të rikuperojmë forcat dhe të shkojmë të luajmë në Paris. Të gjithë debutuesit bënë mirë, i bëj komplimentet e mia. Çfarë ndryshoi në raport me ndeshjen kundër Belgjikës? Asgjë nuk ndryshoi, thjesht djemtë u treguan të zotë. Kishim lojtarë të freskët dhe të ndryshëm, u shpreh Mancini pas suksesi 4-1 në Bursa.
Atmosfera ishte shumë ndryshe në radhët e Turqisë, ku tifozët në kor i kërkuan Vincenzo Montella-s dorëheqjen: “Tifozët nisën të vërshëllenin menjëherë, që pasi pësuam golin e parë. Në fakt nuk i prisja këto vërshëllima, mbi të gjitha pas atyre që kam bërë në 3 vitet e fundit. Të mos harrojmë, dy vite më parë ishim në Ligën C, më pas fituam Ligën B, ndërsa tani jemi në Ligën A, gjithashtu u kualifikuam për në Botëror, realisht nuk i prishja këto vërshëllima”, u shpreh Montella në konferencë për shtyp.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb







