• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Jeff Bezos mendon të shesë superjahtin “Koru” prej 460 milionë euro

05/05/2026
Jeff Bezos mendon të shesë superjahtin “Koru” prej 460 milionë euro

Miliarderi amerikan Jeff Bezos raportohet se mund të jetë drejt shitjes së megajahtit të tij luksoze “Koru”, një nga mjetet më të shtrenjta në botë, me një vlerë të përafërt prej 460 milionë eurosh.

Sipas raportimeve të Page Six, një burim pranë Bezos ka bërë të ditur se arsyeja kryesore lidhet me përmasat e mëdha të jahtit dhe vështirësitë në menaxhimin e tij. “Koru”, i cili shoqërohet nga jahti ndihmës “Abeona” me vlerë rreth 69 milionë euro, përbën një nga investimet më ekstravagante të themeluesit të Amazon.

Mirëmbajtja e përbashkët e dy mjeteve arrin në rreth 27.6 milionë euro në vit, duke e bërë atë një ndër asetet më të kushtueshme për t’u mbajtur. Përveç kostos, burimet theksojnë se jahti është bërë tepër i dallueshëm për Bezos, edhe për shkak të detajeve unike si figura prej druri në pjesën ballore, që besohet të përfaqësojë partneren e tij, Lauren Sánchez, në formë sirene.

Dizajni i “Koru” është frymëzuar nga jahti “Eos”, në pronësi të miliarderit Barry Diller, por në përmasa shumë më të mëdha, çka ka sjellë sfida logjistike. Në vitin 2023, The New York Times raportoi se jahti nuk mund të ankorohej në Everglades, në Florida, për shkak të dimensioneve të tij.

Megjithatë, “Koru” mbetet simbol i luksit ekstrem, me pishinë me fund xhami, tre xhakuzi, helikopter-port dhe një ekuipazh prej 36 personash, duke akomoduar deri në 18 mysafirë. Në bord kanë qenë të ftuar edhe emra të njohur si Oprah Winfrey, Kim Kardashian dhe Leonardo DiCaprio.

Related Posts

Thirrje për bojkot të koncertit, Aurela Gaçe ‘shpërthen’ ndaj protestuesve: Kjo që bëni është dhunë
Kryesore

Thirrje për bojkot të koncertit, Aurela Gaçe ‘shpërthen’ ndaj protestuesve: Kjo që bëni është dhunë

04/07/2026
Einxhel Shkira i kthehet ashpër Ramës pas deklaratës për shqiptarët jashtë kufijve: “Çfarë hipokrizie t’u thuash bashkëkombasve të tu se nuk përkasin në Shqipëri”
Paparazzi

Einxhel Shkira i kthehet ashpër Ramës pas deklaratës për shqiptarët jashtë kufijve: “Çfarë hipokrizie t’u thuash bashkëkombasve të tu se nuk përkasin në Shqipëri”

22/06/2026
Paparazzi

Këngëtari legjendar Peabo Bryson pëson goditje në tru

20/06/2026
Paparazzi

Michael Fassbender zbulon pa dashje emrin e djalit gjatë një interviste televizive

20/06/2026
Paparazzi

Jennifer Lopez pranon: Duhej ta përqafoja beqarinë shumë më herët

20/06/2026
Paparazzi

E rëndë/ Futbolli në zi, ndahet nga jeta në moshën 22-vjeçare sulmuesi i Elbasanit, Fatjon Bunjaku

20/06/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Hysaj jashtë listës, mbrojtësi kuqezi i destinuar të largohet nga Lazio në janar

I vendosin ultimatum për “po” ose “jo”, Elseid Hysaj merr ofertën zyrtare nga klubi i Serisë A

14/07/2026
Francë-Spanjë/ Shkambi për gjysmëfinalen e botërorit: Ndeshje që vendosen nga detaje

Francë-Spanjë/ Shkambi për gjysmëfinalen e botërorit: Ndeshje që vendosen nga detaje

14/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al