• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

NBA/ Thunder e Pistons dominues, kampionët në fuqi dhe Detroit nuk falin, çojnë serine 2-0

08/05/2026
NBA/ Thunder e Pistons dominues, kampionët në fuqi dhe Detroit nuk falin, çojnë serine 2-0

Spektakël dhe konfirmime në mbrëmjen e play-off-it në NBA, aty ku Oklahoma City Thunder dhe Detroit Pistons mbrojtën me sukses avantazhin e fushës dhe çuan seritë respektive në 2-0 ndaj Los Angeles Lakers dhe Cleveland Cavaliers.

Në Oklahoma City, Thunder triumfuan 125-107 ndaj Lakers, duke dhënë një tjetër sinjal force në këto play-off. Edhe pse Shai Gilgeous-Alexander u kushtëzua nga problemet me faullet, vendasit gjetën zgjidhje te loja kolektive dhe dominuan sidomos në pjesën e dytë të sfidës.

Njeriu i mbrëmjes ishte Chet Holmgren, autor i 22 pikëve, 9 kërcimeve dhe 2 bllokimeve, ndërsa kontribut të rëndësishëm dhanë edhe Ajay Mitchell me 20 pikë dhe Jared McCain me 18 pikë nga stoli.

Momenti vendimtar erdhi në periodën e tretë, kur Oklahoma City Thunder realizoi një seri të fuqishme 32-15 pa liderin e saj në parket, duke marrë kontrollin total të takimit dhe duke ruajtur ecurinë perfekte në play-off. Për Los Angeles Lakers nuk mjaftuan 31 pikët e Austin Reaves dhe 23 të LeBron James, me kalifornianët që tani detyrohen të reagojnë në ndeshjet e radhës.

Fitore të rëndësishme edhe për Detroit Pistons, që mposhtën Cleveland Cavaliers me rezultatin 107-97 dhe regjistruan suksesin e pestë radhazi në play-off. Skuadra nga Detroit u udhëhoq nga një tjetër paraqitje e shkëlqyer e Cade Cunningham, që e mbylli ndeshjen me 25 pikë dhe 10 asistime. Në mbështetje të tij shkëlqyen edhe Tobias Harris me 21 pikë dhe Duncan Robinson me 17.

Megjithatë, sfida mbeti e hapur deri në fund, pasi Cleveland Cavaliers tentuan rikthimin në periodën e katërt. Por Pistons reaguan menjëherë me një seri vendimtare 10-2, duke mbyllur takimin dhe duke mbrojtur sërish faktorin fushë. mTe Cavaliers nuk mjaftuan 31 pikët e Donovan Mitchell dhe 22 të Jarrett Allen. Në një mbrëmje për t’u harruar, James Harden pati një performancë shumë të dobët, duke realizuar vetëm 10 pikë me përqindje të ulët në gjuajtje dhe katër topa të humbur. Tashmë seria zhvendoset në Cleveland, ku Cleveland Cavaliers do të kërkojnë reagimin për të mos e komplikuar më tej rrugëtimin në play-off.

Related Posts

“Shumë shtrenjtë, nuk e dija”, Trump “godet” FIFA për çmimin e biletave
Sport

“Shumë shtrenjtë, nuk e dija”, Trump “godet” FIFA për çmimin e biletave

08/05/2026
Champions, një objektiv fiks, Bayern synon yllin anglez, gati oferta për Gordon

Valverde në spital, por mohon goditjen nga Tchouameni, Reali në kaos total
Sport

Valverde në spital, por mohon goditjen nga Tchouameni, Reali në kaos total

08/05/2026
Brazili “blindon” Ancelotti-n, e konfirmon presidenti i Federatës

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

NBA/ Thunder e Pistons dominues, kampionët në fuqi dhe Detroit nuk falin, çojnë serine 2-0

NBA/ Thunder e Pistons dominues, kampionët në fuqi dhe Detroit nuk falin, çojnë serine 2-0

08/05/2026
“Shumë shtrenjtë, nuk e dija”, Trump “godet” FIFA për çmimin e biletave

“Shumë shtrenjtë, nuk e dija”, Trump “godet” FIFA për çmimin e biletave

08/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al