• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Revolucion në verë, kuqezinjtë e Kombëtares në kërkim të fatit

08/05/2026
Befason Sylvinho, 3 lojtarë përfundojnë në tribunë, mes tyre edhe “makthi” i Polonisë

Teksa sezoni futbollistik po i afrohet fundit, vëmendja po zhvendoset gjithnjë e më shumë drejt merkatos së verës, aty ku një grup i konsiderueshëm futbollistësh shqiptarë pritet të jenë protagonistë. Emra me eksperiencë në ligat kryesore europiane, por edhe profile në kërkim të një “rilindjeje” sportive, mund të ndryshojnë destinacion në një periudhë që premton lëvizje të shumta.

BERAT GJIMSHITI- Një nga rastet më të komentuara është ai i kapitenit të mbrojtjes kuqezi, Berat Gjimshiti. Qendërmbrojtësi i Atalantas ndodhet në muajt e fundit të kontratës dhe sipas raportimeve të mediave italiane, largimi në fund të sezonit duket një skenar gjithnjë e më i mundshëm. Edhe pse klubi bergamask nuk ka dalë me një qëndrim zyrtar, interesi nga skuadra të tjera italiane, por edhe jashtë Italisë, e bën të ardhmen e tij të hapur. Në moshën 33-vjeçare, Gjimshiti mbetet një profil me përvojë të madhe dhe stabilitet në mbrojtje, çka mund ta bëjë një opsion të vlefshëm për skuadra që kërkojnë siguri në repartin defensiv si edhe eksperiencë.

YLBER RAMADANI- Situatë e ngjashme paraqitet edhe për Ylber Ramadanin, mesfushorin e Leçes. Kontrata e tij po shkon drejt përfundimit, ndërsa interesimi nga Torino është konkret. Megjithatë, mediat italiane raportojnë se Leçe ka shfrytëzuar të drejtën për një rinovim afatshkurtër për të shmangur largimin me parametra zero. Ramadani ka qenë një nga pikat kyçe të mesfushës këtë sezon dhe ruajtja e tij do të ishte një goditje e rëndësishme për stabilitetin e skuadrës.

ELSEID HYSAJ- Në krahun tjetër, cikli i Elseid Hysaj te Lacio duket drejt fundit. Mbrojtësi i djathtë nuk është më pjesë e planeve afatgjata të klubit kryeqytetas dhe ditët e tij në Romë konsiderohen të numëruara. Me eksperiencë të gjatë në elitën italiane, Hysaj mbetet një profil tërheqës për skuadra që kërkojnë alternativë në mbrojtje, qoftë brenda Italisë apo në kampionate të tjera europiane e aziatike.

ARBNOR MUÇOLLI- Përtej emrave të konsoliduar, merkatoja mund të sjellë edhe lëvizje interesante për lojtarë në kërkim të një hapi të ri në karrierë. Arbnor Muçolli, aktualisht pjesë e Goteborg, shihet si një profil ofensiv me potencial për të kaluar në një ligë më konkurruese. Në moshën 26-vjeçare, ai ndodhet në një fazë kyçe të karrierës ku një transferim i zgjuar mund të bëjë diferencën. Në të shkuarën, Muçolli ka qenë edhe pjesë e Shqipërisë. XHAKOMO VRIONI- Në repartin ofensiv, edhe Xhakomo Vrioni pritet të jetë një nga emrat që mund të ndryshojë ambient. Sulmuesi, që aktualisht aktivizohet me Çezenën, ka nevojë për një projekt ku mund të ketë vazhdimësi dhe rol protagonist, në mënyrë që të rikthejë formën e tij më të mirë. Ai u transferua me bujë te skuadra italiane, megjithatë ka mbetur në hije dhe ka pasur pak minuta në dispozicion, teksa aty po shkëlqen lojtari tjetër shqiptar Kristian Shpendi.

ETNIK BRRUTI- Një tjetër zhvillim interesant vjen nga futbolli kosovar, ku Etnik Brruti pritet të bëjë hapin e madh në karrierë. Mesfushorit i përfundon kontrata me Malishevën dhe gjithçka është gati për një transferim me parametra zero te Hajduk Split. Kjo lëvizje shihet si një mundësi e artë për 22-vjeçarin për t’u afirmuar në një kampionat më të fortë dhe për të bërë hapin drejt futbollit elitar.

ENDRI ÇEKIÇI- Ndërkohë, në listën e lojtarëve që mund të ndryshojnë destinacion përfshihet edhe Endri Çekiçi. Mesfushori ofensiv, me eksperiencë në disa kampionate, mbetet një profil interesant për skuadra që kërkojnë kreativitet dhe vizion në fazën sulmuese. Largimi i tij si lojtar i lirë do ta bënte një opsion të leverdishëm në aspektin financiar për shumë klube, teksa nuk përjashtohet edhe një transferim i tij në kampionatin shqiptar. MERKATOJA- E përbashkëta e këtyre emrave është statusi i tyre kontraktual dhe momenti delikat i karrierës. Disa prej tyre kërkojnë stabilitet në fundin e rrugëtimit profesional, ndërsa të tjerë janë në fazën ku një vendim i duhur mund t’i çojë në një nivel tjetër. TË shumtë janë edhe lojtarë të tjerë shqiptarë që mbeten pa skuadër në fund të sezonit por një pjesë e mirë e tyre nuk kanë qenë kurrë lojtarë të Kombëtares, ose ndoshta edhe në shumë pak ndeshje.

HUAZIMET- Dy nga lojtarët më të komentuar për momentin, padyshim që janë Kristjan Asllani dhe Ernest Muçi. Të dy lojtarët po aktivizohen në kampionatin turk, ku Asllani është pjesë e Beshiktashit e Muçi pjesë e Trabzonsporit. Asllani u transferua me shumë bujë në merkaton e janarit në Stamboll, por gjasat që të qëndrojë janë të pakta ndërkohë që ndryshe duket situata për Muçin. Mesfushori me tipare sulmuese, është padyshim një nga protagonistët te Trabzonspori edhe pse ka shumë ditë pa gjetur rrugën e rrjetës. Për të, Trabzonspori duhet të paguajë 8.5 milionë euro dhe vendimin duhet ta marrë para datës 10 maj, në të kundërt lojtari do të rikthehet te Beshiktashi për të qenë pjesë e skuadrës nga Stambolli.


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Bylisi nis stërvitjen, ja ku përforcohet skuadra ballshiote
Sport

Bylisi 90 minuta nga mbijetesa, finale vendimtare ndaj Vorës

08/05/2026
Qëndron Muçi, presidenti i Trabzonspor konfirmon dëshirën e teknikut Tekke për të mbajtur në skuadër fantazistin kuqezi
Sport

Qëndron Muçi, presidenti i Trabzonspor konfirmon dëshirën e teknikut Tekke për të mbajtur në skuadër fantazistin kuqezi

08/05/2026
Qëndron Muçi, presidenti i Trabzonspor konfirmon dëshirën e teknikut Tekke për të mbajtur në skuadër fantazistin kuqezi
Sport

Qëndron Muçi, presidenti i Trabzonspor konfirmon dëshirën e teknikut Tekke për të mbajtur në skuadër fantazistin kuqezi

08/05/2026
CR7 triumfon ndaj Benzema, Al Nassr lider në Arabi, Mitaj e sheh nga tribuna (VIDEO)
Sport

100 gola në Arabinë Saudite, Ronaldo nuk ndalet, Al Nassr pranë titullit

08/05/2026
Për herë të parë, Anglia “pushton” Evropën, 3 skuadra të Premier League në 3 finalet e mëdha
Sport

Për herë të parë, Anglia “pushton” Evropën, 3 skuadra të Premier League në 3 finalet e mëdha

08/05/2026
NBA/ Thunder e Pistons dominues, kampionët në fuqi dhe Detroit nuk falin, çojnë serine 2-0
Sport

NBA/ Thunder e Pistons dominues, kampionët në fuqi dhe Detroit nuk falin, çojnë serine 2-0

08/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Befason Sylvinho, 3 lojtarë përfundojnë në tribunë, mes tyre edhe “makthi” i Polonisë

Revolucion në verë, kuqezinjtë e Kombëtares në kërkim të fatit

08/05/2026
Bylisi nis stërvitjen, ja ku përforcohet skuadra ballshiote

Bylisi 90 minuta nga mbijetesa, finale vendimtare ndaj Vorës

08/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al