• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

ÇIKLIZËM/ Vingegard dhe rivalët duan triumfin, nis sot Xhiro e Italisë. Jonas kërkon të kompletojë qarkun me 3 ture të mëdha

08/05/2026
ÇIKLIZËM/ Vingegard dhe rivalët duan triumfin, nis sot Xhiro e Italisë. Jonas kërkon të kompletojë qarkun me 3 ture të mëdha

Çiklistët kanë mbërritur në Bullgari dhe sot nis më në fund Xhiroja e Italisë 2026. Këtë vit ekziston një favorit i qartë, jo vetëm sepse në palmaresin e tij numëron tashmë dy fitore në Turin e Francës dhe një në Vueltën e Spanjës, por edhe sepse në vitet e fundit ka qenë pothuajse i vetmi që, herë pas here, ka arritur ta mbajë nën kontroll Tadej Pogaçarin në ngjitje.

GARA PËR FANELLËN ROZË Jonas Vingegaard do të marrë pjesë për herë të parë në karrierë në “Corsa Rosa” dhe objektivi i tij është që ta godasë menjëherë objektivin madhor. Të çojë “Fanellën Rozë” në Danimarkë do të thotë të kompletojë ciklin e “Grand Tour”-eve, duke paraprirë në këtë arritje edhe vetë sllovenin Pogaçar. Kur është në formën më të mirë në ngjitje, ai është pothuajse i pakapshëm, dhe mes Alpeve e Apenineve do të gjejë terren të bollshëm për të shfaqur potencialin e tij. Së bashku me të, skuadra “Visma | Lease a Bike” do të sjellë një ekip shumë të fortë, me Sepp Kuss, fitues i Vueltës 2023, si dhe Davide Piganzoli e Wilco Kelderman, që do ta mbështesin në etapat malore. Pas tij renditen të paktën dhjetë çiklistë që mund të synojnë podiumin në Romë.

Javët e fundit janë rritur ndjeshëm kuotat e Giulio Pellizzarit (Red Bull-Bora-hansgrohe), fitues i Turit të Alpeve dhe autor i një fillim-sezoni shumë solid. Vitin e kaluar ai përfundoi i pesti pasi nisi garën si gregar i Rogliç, por këtë vit do të jetë vetë lideri i skuadrës, me Jai Hindley, fitues i Xhiros 2022 dhe kandidat potencial edhe për triumfin në 2026-ën, si dhe Aleksandr Vlasov të gatshëm për ta ndihmuar. Janë gjithashtu dy çiklistë që e kanë deklaruar hapur objektivin për podium: Felix Gall (Decathlon CMA CGM), i pesti në Turin e Franës dhe i teti në Vuelta sezonin e kaluar, si dhe Ben O’Connor (Jayco AlUla), i cili këtë vit nuk e nisi shumë fuqishëm sezonin, por e njeh mirë luftën për pozitat e para në një Tur të Madh


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Efektet e famës, Vozinha: S’ka më privatësi, kam humbur qetësinë
Sport

Efektet e famës, Vozinha: S’ka më privatësi, kam humbur qetësinë

28/09/2026
Shqipëria kërkon goleadën ndaj San Marinos, gjykon arbitri hungarez
Sport

Shqipëria kërkon goleadën ndaj San Marinos, gjykon arbitri hungarez

28/09/2026
Biletat e Botërorit, FIFA nis auditin ndaj FSHF-së. Goditja e Dukës vjen pas përplasjes me Infantinon
Kryesore

Biletat e Botërorit, FIFA nis auditin ndaj FSHF-së. Goditja e Dukës vjen pas përplasjes me Infantinon

28/09/2026
Duhet të kishim shënuar më herët, pas golit të dytë ndeshja përfundoi – Balkanweb.com – News24
Sport

Doli e mundur ndaj Austrisë, tekniku Foda: Duhet të kishim shënuar më herët, pas golit të dytë ndeshja përfundoi

28/09/2026
Duhet të kishim shënuar më herët, pas golit të dytë ndeshja përfundoi – Balkanweb.com – News24
Sport

Duhet të kishim shënuar më herët, pas golit të dytë ndeshja përfundoi – Balkanweb.com – News24

28/09/2026
Klopp përjeton makthe, Greqia i trondit në Gjermani, fiton Holanda e Xavi-t (VIDEO) – Balkanweb.com – News24
Sport

Klopp përjeton makthe, Greqia i trondit në Gjermani, fiton Holanda e Xavi-t (VIDEO)

28/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Efektet e famës, Vozinha: S’ka më privatësi, kam humbur qetësinë

Efektet e famës, Vozinha: S’ka më privatësi, kam humbur qetësinë

28/09/2026
Aksident në Kardhiq-Delvinë, familja po kthehej nga pushimet në Sarandë, plagoset vajza e mitur

Rriten me 6.2% aksidentet në tetë muajt e parë të 2026, ja ndarja sipas qarqeve

28/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al