Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet nesër në seancën e radhës plenare.
Sipas urdhrit të firmosur nga kryeparlamentari Niko Peleshi, Kuvendi do të mblidhet në orën 10:00.
Gjatë së enjtes priten një sërë zhvillimesh, teksa në rendin e ditës janë caktuar 5 orë për diskutime ndërmjet grupeve parlamentare, por edhe deputetëve jashtë grupeve.
Po ashtu, nesër është caktuar një interpelancë me kryeministrin Edi Rama, si edhe interpelanca me Zëvendëskryeministren Albana Koçiu, Ministrin e Financave Petrit Malaj, Ministrin e Shtetit për Pushtetin Vendor Ervin Demo dhe me Ministrin e Punëve të Brendshme Besfort Lamallari.










