• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rama tregon për herë të parë takimin e “fshehtë” me Berishën në 1992 në zyrën e Presidentit

13/05/2026
Rama tregon për herë të parë takimin e “fshehtë” me Berishën në 1992 në zyrën e Presidentit

Kryeministri Edi Rama ka rrëfyer sot për herë të parë një takim me Sali Berishën në vitin 1992 kur kundërshtari i tij politik ishte President.

Në një intervistë për gazetarin Nikollë Lesi, Rama tha se në atë kohë i shkroi Berishës një letër që të priste piktorin e njohur shqiptar nga Mali i Zi, Gjelosh Gjoka, por Presidenti i kohës i vendosi kusht që të ishte edhe ai në takim.

Rama tregon se ndërkohë që bisedonte me piktorin, Berisha shprehu tha se deputetët e grupit të PD-së “janë të gjithë me lakrën e komunizmit në kokë”.

Rrëfimi i Ramës:

“E di çfarë më ke kujtuar? Më ke kujtuar një episod që mbase ta kam thënë dhe mbase që publikisht do ta them për herë të parë se s’e kam thënë ndonjëherë, po disa njerëzve ia kam treguar. Në fillimet fare të pushtetit të Partisë Demokratike vjen në Tiranë Gjelosh Gjoka. Gjelosh Gjoka, piktor i famshëm shqiptar nga Mali i Zi që jetonte në Gjermani edhe kishte ëndërr të takonte Doktorin (Berishën), e kishte ëndërr. Edhe i them unë, shiko i thashë “vetëm po t’i çoj unë një kërkesë, ti mund ta takosh ndryshe s’ka për të takuar”.

“Jo”, tha “mos u ngatërro ti me këtë punë se ngaqë unë kisha ato pozicionet e mia te “Koha Jonë” edhe dihej puna ime”. “Okej”, i thashë ti e di! Mirëpo tentoi, tentoi, tentoi, nuk e realizoi dot, u dëshpërua. E më tha mua: – Ti ma the me shaka mua atë? Jo i thashë: – unë jam i bindur që po të kërkoj unë, ai të jep takim.

“Po provoje njëherë”, tha, edhe i bëj letër unë për Gjeloshin. Prezantimi kush është, çfarë e tjerë, e tjerë dhe ja çoi nëpërmjet dikujt që e di që e çonte në dorë. Edhe më vjen ai dikushi edhe më thotë: “Po ja dhashë thotë, po ai ka një kusht”. “Çfarë kushti”, i thashë? “Ai mund ta presi Gjeloshin po të jesh dhe ti me të”.

I thashë: Unë? “Jo”, tha: – Kështu tha! “Po të vij bashkë me të”, tha “unë e pres!”. Edhe i them Gjeloshit, “dëgjo kjo është një çik e vështirë për mua tani të shkoj të takoj atë. Se takoj atë unë! Dava komunisti”. Tha: “Jo ky është rasti që ti duhet të vish patjetër”, e tjera e të tjera “ai po të fton e ç’rëndësi ka”.

T’i biem shkurt shkojmë të dy atje tek Presidenca, në zyrë me Gjelosh Gjokën surprizë. Edhe ulemi aty, ai i fliste i Gjeloshit unë fare. Por ndërkohë fliste që të dëgjoja unë kuptohet!

Edhe i thotë “profesor këto ditë që ke qenë këtu e ke parë ndonjëherë parlamentin?” Parlamenti ishte komplet PD atje, ke parasysh Parlamenti i parë në mbas ‘92 ishte, “e ke pa ndonjëherë parlamentin?”. Gjelosh ia futi kot “e kam parë tha!” –“Po si duket” i tha? “Po mirë tha fillimet janë tha mirë është! “Çfarë mirë? Si mirë? Ku ka mirë aty”, tha. Ou thashë unë, po çfarë po thotë ky!

“S’ka mirë aty”, tha. “Aty janë të gjithë me lakrën e komunizmit në kokë” – tha. Se s’dua të them gjithë detajet se foli dhe me emra që unë u habita fare, i ra atyre të vetëve, i bëri copash edhe çohet nga tavolina edhe shkon merr Koha Jonë. E kishte mbi tavolinë. “E shikon këtë ti”, – tha. Unë aty. I thoshte atij, – “këtu është ajka e trurit të këtij vendi”.

“Po në vend – tha – që të punojmë për këtë vend dhe të më ndihmojnë dhe të mbështesin këto procese, rrinë atje, edhe bëjnë gërr-gërr-gërr gjithë kohës dhe ankohen për ata”, tha. Për këta të vetët. “Kanë të drejtë”, tha “po ku t’i gjej unë, se mos vijnë këta”, tha. Unë thashë ky qenka një mashtro i një niveli më të lartë se s’ka mundësi. Kjo ishte në 1992″.

Related Posts

Rama flet për Elisa Spiropalin: Kush thotë “hajde më vrit” e ka ngaqë të do
Kryesore

Rama flet për Elisa Spiropalin: Kush thotë “hajde më vrit” e ka ngaqë të do

13/05/2026
Nesër seanca në Kuvend, interpelancë me Ramën dhe 4 ministra
Kryesore

Nesër seanca në Kuvend, interpelancë me Ramën dhe 4 ministra

13/05/2026
Një thirrje për bizneset në Ksamil: Mos i largoni ata që ju mbajnë me bukë se nuk janë budallenj. Më pak grykësi dhe me shumë zgjuarsi!
Kryesore

Qeveria miraton shtesat në rregulloren për stacionet e plazhit, kontratat për sezonin 2026 do të lidhen në qershor

13/05/2026
Qeveria mbyll shkollën “Kryqi i Nderuar” në Gjirokastër
Kryesore

Qeveria mbyll shkollën “Kryqi i Nderuar” në Gjirokastër

13/05/2026
Shqipëria është ndër shtetet me më shumë ditë zyrtare pushimi
Kryesore

Gjirokastra po zbrazet, qarku me numrin më të ulët të lindjeve në Shqipëri

12/05/2026
E rëndë në Vlorë/ Ndërron jetë në spital 34-vjeçari i aksidentuar sot
Kryesore

E rëndë në Vlorë/ Ndërron jetë në spital 34-vjeçari i aksidentuar sot

12/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Rama tregon për herë të parë takimin e “fshehtë” me Berishën në 1992 në zyrën e Presidentit

Rama tregon për herë të parë takimin e “fshehtë” me Berishën në 1992 në zyrën e Presidentit

13/05/2026
Rama flet për Elisa Spiropalin: Kush thotë “hajde më vrit” e ka ngaqë të do

Rama flet për Elisa Spiropalin: Kush thotë “hajde më vrit” e ka ngaqë të do

13/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al