• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Emrat/ Kush janë policët e arrestuar në Sarandë për ndërtime pa leje

15/05/2026
Ngjarje e rëndë/ 28-vjeçarja gjendet e pajetë në një apartament

Një operacion i zhvilluar nga Policia e Shtetit në Sarandë ka çuar në arrestimin e 8 shtetasve që punonin në një ndërtim pa leje në një hapësirë plazhi në lagjen nr. 1 të qytetit, ndërsa janë ndaluar edhe 4 punonjës policie të dyshuar për shpërdorim detyre dhe mosveprim ndaj paligjshmërisë.

Sipas njoftimit zyrtar, pas informacioneve të mbërritura në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit për një objekt të ndërtuar pa leje, i përbërë nga disa struktura, një pjesë e të cilave në ujë, shërbimet e Policisë së Vlorës ndërhynë duke arrestuar në flagrancë personat që kryenin punimet.

Në kërkim është shpallur edhe një shtetase që posedonte hapësirën e plazhit, për llogari të së cilës dyshohet se po kryheshin punimet.

Për prishjen e objektit janë angazhuar edhe shërbimet e IKMT-së, IMT-së dhe Policisë Bashkiake, të cilat kanë ndërhyrë për shembjen e ndërtimeve të paligjshme.

Ndërkohë, pas hetimeve të thelluara të zhvilluara në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore dhe Prokurorinë e Sarandës, janë ndaluar:

Komisar Gëzim Bashllari, Shef i Komisariatit të Policisë Sarandë;
Nënkomisar Andi Duro, specialist për hetimin e krimeve;
Nënkomisar Ajdin Islamaj, specialist për rendin;
Inspektor Robert Çulli, specialist zone.
Sipas Policisë, ndaj tyre rëndojnë dyshime për veprat penale “Shpërdorim detyre”, “Kryerja e veprimeve arbitrare” dhe “Mosmarrja e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshme”.

Pas ndalimit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skender Hita, ka urdhëruar pezullimin e menjëhershëm nga detyra të katër efektivëve, ndërsa ka nisur edhe procedura për përjashtimin e tyre nga radhët e Policisë së Shtetit.

Po ashtu është pezulluar nga detyra edhe Shefi i Seksionit për Hetimin e Krimeve në Volum në Komisariatin e Sarandës, Komisar Blerim Tafçiu, pasi nuk është paraqitur për t’u marrë në pyetje gjatë hetimeve të AMP-së.

Në reagimin zyrtar, Policia e Shtetit u bëri thirrje qytetarëve të denoncojnë çdo rast abuzimi apo paligjshmërie, duke garantuar reagim të shpejtë dhe profesional, ndërsa theksoi se mbetet e vendosur të largojë nga radhët e saj çdo punonjës që shpërdoron detyrën dhe besimin e qytetarëve.

Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit’

Policia e Shtetit/Vijojnë denoncimet në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, për paligjshmëritë e konstatuara në terren.

Pas informacionit të ardhur në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit për një ndërtim pa leje në një hapësirë plazhi, në lagjen nr. 1, Sarandë, ku në një objekt (i përbërë nga disa struktura, një pjesë e tyre në ujë) kryheshin punime ndërtimi të paligjshme, Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë arrestoi në flagrancë 8 shtetas që punonin në këtë objekt, si dhe shpalli në kërkim një shtetase që posedonte hapësirën e plazhit, për llogari të së cilës dyshohet se kryheshin punimet pa leje.

Për këtë ndërtim, Policia e Shtetit njoftoi shërbimet e IKMT-së, IMT-së dhe Policisë Bashkiake, të cilat kryen prishjen e ndërtimeve.

Ndërkohë, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit njoftoi Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore dhe, në bashkëpunim me Prokurorinë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, vijuan veprimet e thelluara për nxjerrjen e përgjegjësive për punonjësit e policisë, të cilët nuk kishin kryer detyrën për moslejimin e këtij ndërtimi.

Pas veprimeve të thelluara të kryera në bashkëpunim me AMP-në, u bë ndalimi i punonjësve të policisë:

Komisar Gëzim Bashllari, me detyrë Shef i Komisariatit të Policisë Sarandë;

Nënkomisar Andi Duro, specialist për hetimin e krimeve;

Nënkomisar Ajdin Ismailaj, specialist për rendin;

Inspektor Robert Çullaj, specialist zone.

Ndaj këtyre punonjësve rëndojnë dyshime të forta për konsumimin e veprave penale “Shpërdorim detyre”, “Kryerja e veprimeve arbitrare” dhe “Mosmarrja e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshme”, vepra këto të kryera në bashkëpunim, jo vetëm për këtë rast.

Pas ndalimit të këtyre punonjësve, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Skender Hita ka pezulluar menjëherë nga detyra katër punonjësit e policisë dhe Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka nisur procedurat për përjashtimin e tyre nga Policia e Shtetit, për shkeljet e konstatuara, të cilat kanë sjellë pasoja të rënda në drejtim të zbatimit të ligjit, mbrojtjes së territorit dhe dëmtimit të imazhit të Policisë së Shtetit.

Gjithashtu Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka pezulluar menjëherë nga detyra dhe Shefin e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Volum në Komisariatin e Policisë Sarandë, Komisar Blerim Tafçiu, pasi nuk është paraqitur për tu marrë në pyetje gjatë veprimeve hetimore që po kryhen nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore

Policia e Shtetit falënderon, inkurajon dhe fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast abuzimi me detyrën nga ana e punonjësve të policisë, si dhe çdo rast paligjshmërie që konstatojnë, duke u garantuar reagim të shpejtë dhe profesional.

Gjithashtu, Policia e Shtetit është e vendosur të largojë nga radhët e saj cilindo që shpërdoron detyrën, besimin e qytetarëve dhe ligjin.

Reagimi i AMP;

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në bashkëpunim me Policinë e Shtetit kanë ndaluar me iniciativë punonjësit e policisë:
•Komisar Gëzim Bashllari, me detyrë Shef Komisariati;
•Nënkomisar Andi Duro, specialist për hetimin e krimeve
• Nënkomisar Ajdin Ismailaj, specialist për rendin
•Inspektor Robert Çullaj, specialist zone;
ndaj të cilëve rëndojnë dyshime të forta për konsumimin e veprave penale:
•“Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal;
•“Kryerja e veprimeve arbitrare”, parashikuar nga neni 250 i Kodit Penal;
•“Mosmarrja e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshme”, parashikuar nga neni 251 i Kodit Penal; të kryera në bashkëpunim.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta funksionarë policie dyshohet se kanë lejuar dhe favorizuar ndërtime pa leje në qytetin e Sarandës, duke mos ndërmarrë masat ligjore për ndërprerjen e paligjshmërisë dhe duke kryer veprime procedurale në kundërshtim flagrant me Kodin e Procedurës Penale.
Sipas të dhënave hetimore, personat nën hetim dyshohet se kanë krijuar skema me qëllim përfitimi të paligjshëm, shmangie të përgjegjësisë ligjore dhe favorizim të subjekteve të lidhura me struktura kriminale që operonin në territorin e Sarandës.
Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të përgjegjësive penale dhe identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari të kundërligjshme.
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore mbetet e vendosur për të goditur çdo formë abuzimi me detyrën, shkeljeje të ligjit dhe bashkëpunimi me elementë kriminalë, pavarësisht funksionit apo pozicionit të personave të përfshirë.

Related Posts

Kryesore

Ndërtimet pa leje/ Arrestohet shefi i Komisariatit të Sarandës

15/05/2026
Fshihen borxhet tatimore dhe doganore, hyjnë në fuqi nga data 10 qershor
Kryesore

Fshihen borxhet tatimore dhe doganore, hyjnë në fuqi nga data 10 qershor

15/05/2026
Diplomohen studentët e Akademisë së Sigurisë, Lamallari: Sot Shqipëria fiton 104 shërbëtorë të rinj të ligjit. Mbajeni uniformën me krenari, por pa arrogancë (VIDEO)
Kryesore

Diplomohen studentët e Akademisë së Sigurisë, Lamallari: Sot Shqipëria fiton 104 shërbëtorë të rinj të ligjit. Mbajeni uniformën me krenari, por pa arrogancë (VIDEO)

15/05/2026
Kryesore

AMP në operacion në Sarandë, priten arrestime policësh

15/05/2026
Reagon Kisha Orthodhokse: Shkollën në Gjirokastër e mbyllëm vetë
Kryesore

Reagon Kisha Orthodhokse: Shkollën në Gjirokastër e mbyllëm vetë

15/05/2026
Triumf kuqezi në Vjenë, Alis kualifikon Shqipërinë në Finalen e Madhe të Eurovizion 2026
Kryesore

Triumf kuqezi në Vjenë, Alis kualifikon Shqipërinë në Finalen e Madhe të Eurovizion 2026

14/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Mozës do i bëj gropën”, “shpërthen” Zhaku, poetja: Ajo ka dalë me partnerin tim, nuk e kam mikeshë

“Mozës do i bëj gropën”, “shpërthen” Zhaku, poetja: Ajo ka dalë me partnerin tim, nuk e kam mikeshë

15/05/2026
Ngjarje e rëndë/ 28-vjeçarja gjendet e pajetë në një apartament

Emrat/ Kush janë policët e arrestuar në Sarandë për ndërtime pa leje

15/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al