• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Çfarë ndodhi në Tepelenë, Këlcyrë e Përmet. Një “Dëshmitar i humbur” i Luftës italo-greke në Shqipëri

28/12/2017
Çfarë ndodhi në Tepelenë, Këlcyrë e Përmet. Një “Dëshmitar i humbur” i Luftës italo-greke në Shqipëri

Nga Prof. Asc. Dr. Luan Nikollari

Ripublikim, pas gjetjeve të mbetjeve të bazorelievit (monumentit) të hedhur në erë….

Reflektim pas gjetjes së një fotoje. Zhvillimet luftarake të Luftës italo-greke në territorin shqiptar të pushtuar nga Italia fashiste më 7 prill 1939, u zhvilluan në jug dhe juglindje të vendit tonë, (Vlorë, Sarandë, Delvinë, Gjirokastër, Tepelenë, Përmet, Skrapar, Ersekë, Korçë, Bilisht, Gramsh dhe Pogradec) në periudhën tetor 1940 – prill 1941. Humbjet nga kjo Luftë për të dyja palët kanë qenë afërsisht të barabarta, ku ushtria italiane pati 12.755 të vrarë, ushtria greke pati rreth 13.408 të vrarë. Luftimet nga më të ashprat u zhvilluan në Përmet-Këlcyrë-Tepelenë në malet e Trebeshinës, Qafa e Kiçokut, Qarrishte, Këlcyrë (Gryka e Këlcyrës dhe Mezhgoranit) Dragot, Mali i Golikut Tepelenë etj. Në këto luftime nga pala italiane mori pjesë dhe Divizioni i 7-të Këmbësorisë italiane “Lupi di Toscana” (Ujqërit e Toskanës), division alpin, i cili zhvilloi luftime të ashpra në këto zona. Në kujtim të të rënëve në këtë luftë, në hyrje të Grykës së Mezhgoranit (Këlcyrës) pas luftës, ndoshta më 1942, ushtria italiane ngriti një monument madhështor në kujtim (për të rënët por dhe të gjallët) për luftimet e kësaj njësie elite të ushtrisë italiane, në luftën italo-greke. Ky monument pas çlirimit u hodh në erë nga ana jonë si simbol fashist. Unë mendoj se, nëse ky monument do të ishte aty ku u ndërtua, do të ishte një dëshmitar i luftës italo-greke të zhvilluar në territorin shqiptar. Tashmë në Grykën e Këlcyrës dëshmitari i vetëm është manastiri për varrezat Greke në Këlcyrë.

Related Posts

Kreshnik Spahiu: PD tha “fituam” në 25 prill, pastaj tha “janë manipuluar” kur humbën. Më shumë vota të pavlefshme ka PS
Blog

Metamorfoza e grave shqiptare mes shkëlqimit apo degjenerimit

02/09/2026
“Xhesjoni nuk mbërriti dot në punë sot në mëngjes! E vranë!”
Blog

“Xhesjoni nuk mbërriti dot në punë sot në mëngjes! E vranë!”

02/09/2026
Sjelljet agresive të burrave shqiptarë dhe gangsterizmi si stil jetese
Blog

Sjelljet agresive të burrave shqiptarë dhe gangsterizmi si stil jetese

28/08/2026
Sherr për plazhin në Ksamil, kërcënohet 22-vjeçarja
Blog

Vrasja në Ksamil dhe nevoja që shërbimet turistike të licencohen për standarde sigurie

19/08/2026
“Ksamili”, një vrasje që dëshmon kriminalizimin e shoqërisë, ekonomisë dhe shtetit
Blog

“Ksamili”, një vrasje që dëshmon kriminalizimin e shoqërisë, ekonomisë dhe shtetit

18/08/2026
Bullizimi nuk fillon, as mbaron, në oborrin e shkollës
Blog

Bullizimi nuk fillon, as mbaron, në oborrin e shkollës

11/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Spanja, zyrtarizohet e ardhmja e trajnerit

Spanja, zyrtarizohet e ardhmja e trajnerit

16/09/2026
Kategoria e Parë/ Mbyllet java e tretë, fitojnë Besa, Pogradeci, Kastrioti e Sopoti – Balkanweb.com – News24

Kategoria e Parë/ Mbyllet java e tretë, fitojnë Besa, Pogradeci, Kastrioti e Sopoti – Balkanweb.com – News24

16/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al