• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Sjelljet agresive të burrave shqiptarë dhe gangsterizmi si stil jetese

28/08/2026
Sjelljet agresive të burrave shqiptarë dhe gangsterizmi si stil jetese

Nga Kreshnik Spahiu

Sa herë kthehem në Tiranë, çdo mëngjes ora 7:30 ulem poshtë shtëpisë në barin që dikur quhej “Tajvani”, sot “Parku Rinia”, tek Shallvaret.

Duke shijuar kafen nën rrjedhën antistresuese të shatërvanit, numëroj njerëzit që rendin me nxitim për punë.
Çuditërisht, 80% janë femra dhe 20% meshkuj. Përndryshe, në barin e lokalit 90% janë burra dhe 10% janë gra. Dikur ishte ndryshe. Gjyshet tona rrinin amvisa shtëpiake dhe punonin burrat. Shqipëria ka ndryshuar, por më shumë janë transformuar shqiptarët. Tirana nuk është më qyteti im. Transformimi i njeriut në kryeqytet nuk ka qenë evolucion biologjik, por regres psikosocial.

Rrugëve shikon vetëm fytyra të vrenjtura, të ngrysura dhe që shikojnë me inat çdo kënd. Në asnjë cep të planetit nuk shikon meshkuj me kaq mllef dhe stres në çdo veprim të tyre. Mijëra djem që qethen njësoj, me flokë si Kim Jongu apo me mjekra arabe, që ndjekin një stil jete gjysëm si turq dhe gjysëm si rusë. Çantat e zeza që mbajnë nën sqetull janë karakteristika komike që i dallon edhe në mes 1 milion të huajve dhe këmbët e hapura kur ecin ngadalë, duke bllokuar trotuaret.

7-8 burra që shoqërohen me njëri-tjetrin pa praninë e asnjë femre apo që i sheh të ecin si tufa bagëtie dhe që e ruajnë këtë traditë kur jetojnë edhe jashtë. Burra që bisedojnë në mes të bulevardit dhe ngrenë bluzën duke fërkuar barkun si tullumbac në mes të syve të dhjetëra grave. Mijëra burra që “status” kanë veshjet firmato dhe makinat luksoze apo që axhendën ditore e kanë nga garazhi makinës, tek lavazhi dhe pastaj në 7 kafene të ndryshme.

Jeta e tyre është bosh duke u vërtitur rreth timonit të makinës dhe sfida e tyre e vetme është në autostradë për t’i dhënë makinës si të çmendur dhe duke parakaluar njëri-tjetrin pa sinjale. Mijëra burra që kanë profile fallco në facebook dhe Instagram me emër dhe foto femre por që shajnë dhe ofendojnë çdo kënd. Mijëra meshkuj që rrahin gra apo dhjetra që i vrasin sepse s’kanë kurajo të divorcohen. Mijëra të tjerë që në bagazhin gjuhësor kanë vetëm 400 fjalë dhe me ato artikulojnë gjithë shqipen. Mijëra burra që në tavolinë kanë vetëm 4 pyetje:

* A ke q** ndonjë femër?
* A ke bo ndonjë lek?
* A fitoi PD apo PS?
* A di sa lek ka bo filani?

Mijëra provincialë dembelë që kanë shitur tokat dhe lopët se përtojnë t’i punojnë dhe blejnë makina luksoze për t’u dukur më qytetarë se një profesor apo doktor. Mijëra të tjerë që kanë shitur drogë në gjithë botën dhe janë kthyer në biznesmenë. Mijëra djem të paedukuar që e kanë për turp të punojnë kamarierë, berberë, guzhinierë, pastiçierë, shoferë dhe vendin po ua lënë indianëve dhe djemve nga Bangladeshi. Mijëra djem biznesmenësh të llastuar që jetën e kanë vetëm në plazh apo rreth klubeve të Bllokut.

Si rezultat i gjithë kësaj:
Në vitin 1992 Shqipëria kishte 82.000 martesa.
Në vitin 2024 u zvogëlua në 17.123 martesa.
Në vitin 2026, në 30% divorce.

Gjithsesi, metamorfoza e meshkujve shqiptarë ka dhe “progres” 36 vitet e fundit, sepse 11%e tyre mbajnë qen apo mace nëpër shtëpi. Shpesh preferojnë racën pitbull ose një racë tjetër, në varësi se çfarë u shkon me fytyrën, veshjen apo makinën.

Pas disa ditësh nostalgjie, e ndërpreva kafen për gjysëm dhe u largova i brengosur, sepse aty nuk gjeta as qytetin tim të dikurshëm, as burrat qytetarë, me traditë, zakone, parime, sjellje, moral dhe autoritet familjar.
Pas lashë gërmadhat, jo vetëm të ndërtimeve dhe betonit, por të mbetjeve kulturore që kishin ndotur vendlindjen time.

Ata pak burra që kishin mbetur ishin specie në zhdukje. Ata profesionistë që punojnë me dinjitet kanë mbetur minoritet. Ata po humbasin në hijen e llumit që po u merr çdo hapësirë, mundësi apo terren. Ata janë kokëulur, sepse shumica respekton atë llojin tjetër të meshkujve të fortë, me para, me luks, me krime dhe vrasje.
Në Shqipëri kriminelëve apo politikanëve është kompliment t’i quash mafie, sepse në të vërtetë ata janë thjesht disa halabakë ordinerë.

P.S. Kjo temë i paraprin një seriali analizash nga juristi Kreshnik Spahiu dhe shkrimesh në të ardhmen për tipoligjinë, metamorfozën dhe degradimin e njeriut të ri në Shqipëri.

Related Posts

Qarku Gjirokastër në flakë, Kumbaro: Zjarrfikësit nuk u kursyen asnjë minutë, por lëvizën si një trup i vetëm nga një vatër në tjetrën
Kryesore

Qarku Gjirokastër në flakë, Kumbaro: Zjarrfikësit nuk u kursyen asnjë minutë, por lëvizën si një trup i vetëm nga një vatër në tjetrën

29/08/2026
Takimi me dyer të mbyllura, zbardhen porositë e Ministrit të Brendshëm për drejtuesit e Policisë së Shtetit
Kryesore

Takimi me dyer të mbyllura, zbardhen porositë e Ministrit të Brendshëm për drejtuesit e Policisë së Shtetit

28/08/2026
Kryesore

Shpopullimi/ 77% e territorit të qarkut Gjirokastër e pabanuar, Korça kryeson në rang vendi

28/08/2026
8 vatra zjarri ende aktive në vend, 2 në qarkun Gjirokastër
Kryesore

8 vatra zjarri ende aktive në vend, 2 në qarkun Gjirokastër

28/08/2026
Nga festa e fejesës në tragjedi, ndërron jetë 25-vjecarja që pësoi djegie nga zjarri te hoteli në Vlorë
Kryesore

Nga festa e fejesës në tragjedi, ndërron jetë 25-vjecarja që pësoi djegie nga zjarri te hoteli në Vlorë

28/08/2026
Zjarr i frikshëm në Dragot të Tepelenës (VIDEO)
Kryesore

Zjarr i frikshëm në Dragot të Tepelenës (VIDEO)

28/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Qarku Gjirokastër në flakë, Kumbaro: Zjarrfikësit nuk u kursyen asnjë minutë, por lëvizën si një trup i vetëm nga një vatër në tjetrën

Qarku Gjirokastër në flakë, Kumbaro: Zjarrfikësit nuk u kursyen asnjë minutë, por lëvizën si një trup i vetëm nga një vatër në tjetrën

29/08/2026
Milan thyen Venezian, 3 pikë në Serie A

Milan thyen Venezian, 3 pikë në Serie A

29/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al