• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Heshtje pas humbjes, ndaj kampionëve kërkohet reagim te Vllaznia

20/05/2026
Abissnet Superiore/ Trajnerët e ekipeve kombëtare përzgjedhin formacionin & trajnerin më të mirë të javës së 21-të

Pas humbjes 0-2 ndaj Dinamos, atmosfera te Vllaznia nuk është më ajo e javëve të kaluara. Kuqeblutë janë rikthyer këtë fillim jave në stërvitje për të nisur përgatitjet për sfidën e radhës ndaj Egnatias, por entuziazmi që ka shoqëruar skuadrën gjatë gjithë sezonit duket se ka pësuar një goditje të fortë. Në ambientin shkodran ndihet qartë pesha e humbjes së fundit, sidomos në një moment kaq vendimtar të kampionatit.

Gjatë gjithë sezonit, Vllaznia është karakterizuar nga stabiliteti emocional, besimi dhe optimizmi brenda grupit. Rezultatet pozitive kishin krijuar bindjen se skuadra ishte gati për të luftuar deri në fund për titullin kampion. Megjithatë, disfata ndaj Dinamos ka sjellë jo vetëm humbje pikësh, por edhe një rënie të ndjeshme të moralit në skuadër. Kjo është reflektuar edhe në seancat e para stërvitore të javës, ku është vënë re një skuadër më e heshtur dhe më pak energjike se zakonisht.

Situata tashmë është komplikuar ndjeshëm për objektivin madhor të sezonit. Gara për titullin është bërë edhe më e fortë dhe kuqeblutë nuk kanë më hapësira për gabime. Pikërisht për këtë arsye, në kampin shkodran kërkohet një reagim i menjëhershëm, jo vetëm në aspektin teknik, por mbi të gjitha në atë psikologjik. Trajneri dhe stafi teknik pritet të punojnë fort për të rikthyer besimin te grupi dhe për të larguar presionin që ka sjellë humbja e fundit. Sfida ndaj Egnatias shihet tashmë si një ndeshje kyçe për vazhdimësinë e sezonit. Përballë një kundërshtari direkt dhe mjaft të fortë, Vllaznia do të duhet të tregojë karakter dhe forcë reagimi.

Një tjetër rezultat negativ do ta vështirësonte edhe më shumë rrugën drejt objektivave, ndërsa një fitore mund të rikthente skuadrën në garë dhe të rikthente optimizmin në kampin kuqeblu. Në Shkodër janë të vetëdijshëm se ky është momenti ku skuadra ka nevojë për një “shkundje” të vërtetë. Sezoni ende nuk ka përfunduar dhe gjithçka mbetet e hapur, por për të qëndruar në shinat e duhura, Vllaznia duhet të reagojë menjëherë duke nisur pikërisht nga dueli ndaj rrogozhinasve, një përballje që pritet të jetë më shumë se përcaktuese për fatin e sezonit të kuqebluve.


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

FIFA “kopjon” NBA, skuadra kampione do të marrë edhe…unazën e kampionit
Sport

FIFA “kopjon” NBA, skuadra kampione do të marrë edhe…unazën e kampionit

17/07/2026
Inter “all-in” për Djed Spence, Tottenham bën bllokadë, londinezët kërkojnë 45 mln euro
Sport

Inter “all-in” për Djed Spence, Tottenham bën bllokadë, londinezët kërkojnë 45 mln euro

17/07/2026
UEFA Conference League/ Dinamo City përmbys Astanan dhe siguron kualifikimin në raundin e dytë
Sport

UEFA Conference League/ Dinamo City përmbys Astanan dhe siguron kualifikimin në raundin e dytë

16/07/2026
Ferrari për “bis” në Spa, Vasër: Gara më e vështirë
Sport

Ferrari për “bis” në Spa, Vasër: Gara më e vështirë

16/07/2026
Sport

Duro vlerëson Scalonin: E ka menaxhuar mirë Argjentinën, por duhet të jetë më…

16/07/2026
UEFA Champions League/ Egnatia shkëlqen në Rrogozhinë, fitore spektakolare ndaj Petrocub & kualifikim historik në raundin e dytë
Sport

UEFA Champions League/ Egnatia shkëlqen në Rrogozhinë, fitore spektakolare ndaj Petrocub & kualifikim historik në raundin e dytë

16/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

FIFA “kopjon” NBA, skuadra kampione do të marrë edhe…unazën e kampionit

FIFA “kopjon” NBA, skuadra kampione do të marrë edhe…unazën e kampionit

17/07/2026
Inter “all-in” për Djed Spence, Tottenham bën bllokadë, londinezët kërkojnë 45 mln euro

Inter “all-in” për Djed Spence, Tottenham bën bllokadë, londinezët kërkojnë 45 mln euro

17/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al