Esat Mala, mesfushori prizrenas i Vllaznisë, nuk ka arritur të tregojë nivelin e zakonshëm në ndeshjet e fundit. Performanca e tij më e ulët se zakonisht ka ndikuar drejtpërdrejt në lojën e skuadrës dhe në rezultatet e fundit të ekipit, duke bërë që skuadra të duket më e pasigurt në mesfushë. Për katër sezonet e fundit, 27-vjeçari ka qenë një nga lojtarët kryesorë të Vllaznisë.
Roli i tij në ndërtimin e lojës dhe mbajtjen e ritmit të ekipit është vendimtar. Çdo ulje e formës së tij ndikon menjëherë tek loja e skuadrës, sidomos në fazën e fundit të sezonit ku çdo pikë ka rëndësi. Sezoni 2025-26 ka treguar se Mala ka dhënë kontributin e tij me 3 gola dhe 8 asiste deri tani. Statistikat tregojnë aftësitë e tij për të krijuar raste dhe për të ndikuar në lojë, edhe pse nuk ka arritur ende të shfaqë konsistencën e zakonshme.
Për trajnerin dhe stafi n teknik, rikthimi i tij në formën e plotë është një faktor i rëndësishëm për arritjen e objektivit të sezonit. Në këtë moment vendimtar të sezonit, rikthimi i ish-futbollistit të Partizanit në nivelin e zakonshëm është i nevojshëm. Ai ka mundësinë të jetë përsëri një nga elementët kyç të skuadrës dhe të ndikojë në ndeshjet më të rëndësishme.
Një Mala i kthyer në formën e tij të zakonshme mund të ndryshojë ritmin e ekipit dhe të ndihmojë Vllazninë drejt rezultateve më të mira. Tifozët e Vllaznisë gjithashtu shpresojnë shumë te numri “20”. Shumë prej tyre besojnë se këmba e Mles mund të bëjë diferencën në ndeshjet vendimtare. Për tifozët, performanca e tij nuk është thjesht një çështje personale, por një faktor i rëndësishëm që mund të ndikojë në objektivin e madh të klubit: titullin kampion.
Ndërkohë që sezoni shkon drejt fundit, mbetet për t’u parë nëse mesfushori do të rigjejë formën e tij më të mirë. Për Vllazninë, rikthimi i tij nuk është thjesht një përforcim individual, por një element i domosdoshëm për lojën e skuadrës. Çdo kontribut i tij në këtë fazë mund të jetë vendimtar për suksesin fi nal dhe për arritjen e objektivit kryesor të sezonit.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb








