Drejtori sportiv i Vllaznisë, Vioresin Sinani dha mendimin e tij para ndeshjes së Final Four ndaj Egnatias. Ai vlerësoi rrogozhinasit, por u shpreh besimplotë për aftësitë e ekipit shkodran.
“Është sfidë e vështirë. Egnatia është një ekip që meriton respekt, e njohim për lojën dhe nivelin që ka. Një ekip me shumë emra cilësor. Një pikë delikate e prekur nga drejtuesi i lartë i skuadrës kuq e blu ishte edhe ajo që ka të bëjë me lojtarët, të cilët nuk do të jetë të gatshëm për ndeshjen e të shtunës. .Kastrati dhe Bismark për arsye dëmtimi dhe Bajrami për kartona. Djemtë që do i zëvendësojnë jam i bindur që do të bëjnë më të mirën, do luftojnë me 100% e tyre.
Unë them se në Final Four janë të gjitha skuadrat e forta. Janë me nivel shumë të mirë. Megjithatë, e vlerësoj Egnatian se është ekip mjaft i fortë dhe meriton respekt. Dëgjoj shumë duke bërë llogari.
Bashkë me çunat dhe stafin e kemi diskutuar që kemi këtë ndeshje shumë të rëndësishme. Pastaj mund të bëjmë llogaritë tona për ndeshjen e fundit. Por e kemi shumë të rëndësishme këtë. Llogaritë nuk na pëlqejnë. Ne duhet të mendojmë tani për lojën dhe besoj që të gjithë çunat e dinë se sa e rëndësishme është kjo sfidë.
Në fund drejtori sportiv e mbylli konferencën duke thënë: “Jemi në vend të parë. Jemi dhe dy ndeshje larg fundit të kampionatit dhe do bëjmë çmos për ta mbajtur vendin e parë. Kam thënë në intervistat e mia, që do luftojmë deri në fund për titull. Dhe po luftojmë. Kemi nevojë për mbështetjen e të gjithëve”.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb








